PD:Puka 10 ditë e bllokuar, ndihma
vetëm për njerëzit e Frrokut e Ndreut

PD:Puka 10 ditë e bllokuar, ndihma<br />vetëm për njerëzit e Frrokut e Ndreut
Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokatike, Ervin Salianji dhe kreu i degës së PD të Pukës, ishin pranë banorëve të kësaj zone për të parë nga afër situatën e krijuar nga kushtet e motit.
 
Sipas Salianjit në këtë zonë ka lagje të bllokuara nga dëbora që nuk ndihmohen nga qeveria.
 
“Kanë ditë që ngrihen shqetësimet e banorëve të Pukës dhe të rrethinave, për motin e acartë dhe bllokimin që i është bërë pothuajse të gjithë zonës së rrethit të Pukës. Siç duket qartësisht nga pamjet, këtu jemi pothuajse 30 metra nga Bashkia e Pukës dhe trashësia e borës është më shumë se një metër.
 
Janë zona dhe lagje të qytetit të Pukës, të gjitha të bllokuara, të gjitha të pahapura, të gjitha të pastabilizuara apo të pandihmuara nga ana e qeverisë apo nga ana e Bashkisë së Pukës.
 
Ministri i Brendshëm i cili ishte dje në zonës e Pukës, ka bërë vetëm shfaqje dhe propagandë, ka vazhduar me intensitet propagandën po njësoj sa ç’është intensiteti i reshjeve por asnjë ndihmë nuk ka shkuar për banorët e qytetit të Pukës as në infrastrukturë, as në ushqime, as në ushqime për bagëtitë.
 
Ndihmat e shpërndara kanë qenë vetëm 200 pako të dhëna kushërinjve të Mark Frrokut, dhe kushërinjve të Gjonit të Bashkisë i cili po ashtu është një i emëruar i Mark Frrokut. Ndihma të dhëna nga ministri i Brendshëm dje, ishin në fshatin e Pjerin Ndreut dhe miqve e të afërmve të tij në fshatin Jakaj”
, u shpreh Salianji.
 
Edhe kreu i Partisë Demkoratike të Pukës ka ngritur shqetësimin e tij duke u shprehur se bëhet fjalë për një situatë emergjence.

“Me këtë rast ngrice, realisht është emergjencë. Fshatrat e të gjithë rrethit të Pukës, pothuajse janë totalisht të gjitha të izoluara, duke filluar nga qafa e Mugut, njësia administrative e Çelës dhe ka telefonata prej banorëve që nuk u shkon askush në ndihmë. Edhe pse telefonojnë nuk u përgjigjet asnjë njeri”, thotë kreu i PD, Pukë, Prel Gjoni.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar