PD: Qeveria ka bllokuar për 2
vjet kompensimin e pronarëve

PD: Qeveria ka bllokuar për 2<br />vjet kompensimin e pronarëve
Opozita ka akuzuar dje qeverinë se ka bllokuar prej dy vjetësh procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kreu republikan, Fatmir Mediu i kërkoi qeverisë arsyet e këtij bllokimi.

“Kush kanë qenë arsyet që për më shumë se tre vjet nuk janë kompensuar më pronarët e ligjshëm? Ka disa vendime të Gjykatës së Strasburgut drejtuar qeverisë shqiptare për këtë problem. Sa ky ligj reflekton këto vendime, bazuar mbi të drejtën dhe jo të vullnetit politik mbi të drejtën? Një e drejtë e fituar nuk mund të trajtohet nga politika sipas qejfit, siç është bërë deri më tani”,-tha Mediu.
 
Drejtoresha e AKKPsë, Sonila Qato tha se ligji është model i vendimit pilot i Strasburgut. “Baza mbi të cilën është hartuar ky draft ligj që është para jush, ka qenë vendimi pilot i Gjykatës së Strasburgut “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë.” Gjykata i ka kërkuar në vitin 2012 qeverisë shqiptare marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive për të zgjidhur këtë ngërç të madh që ishte krijuar”-tha Qato.
 
Të njëjtën pyetje pati dhe demokrati Oerd Bylykbashi: “Pse është bllokuar dy vjet ky ligj që sot është në fuqi për kthimin e pronës?” “Kjo agjenci ka realizuar reformën e qenësishme si ky projektligj. Nuk mund të merrnim vendime këto dy vite pa bërë një analize studimore të situatës. Janë 26 mijë vendime deri në vitin 2013 që pritet për herë të parë të kompensohen Projektligji është kushtetues. Fatura e kompensimit 50 miliardë lekë. Dhjetë􀂿 sh më shumë se sa është bërë deri më tani. AKKP ka në 23 mijë hektarë tokë bujqësore me vlerë 33 mld lekë, veç tokës pyjore dhe ambienteve ndërtesa,”-u përgjigj Qato.


(Shkrimi u publikua sot (19.11.2015) në gazetën Shqiptarja.com)

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre