PD: Qeveria ndryshoi ligjet sipas
interesit, kërkon kapjen e gjyqësorit

PD: Qeveria ndryshoi ligjet sipas<br />interesit, kërkon kapjen e gjyqësorit
TIRANË - Opozita përmes deputetit demokrat, Eduard Halimi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas tyre vijon rrugën e gabuar duke ndryshuar ligjet për interesin e saj politik. Konkretisht Halimi akuzon të majtët se ndryshuan ligjin për nëpunësin civil, për ta bërë më të lehtë futjen e militantëve, ligjin për reformën territoriale, për ta bërë atë më klientelist dhe së fundmi, ligji për gjykatën e lartë, pa asnjë konsultim me ndërkombëtarët.
 
Deklarata e plotë e deputetit demokrat, Eduard Halimi
Në seancën e djeshme në Parlament, me nxitim të madh, pa konsensus, pa bashkëpunim, pa gjithpërfshirje, u ndryshuan sërish dy nga  tre ligjet që u miratuan me konsensus në maj të 2013, ligjet e nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat.
 
1- Dje njëanshmërisht u ndryshua Ligji i Nëpunësit Civil. Ligj që u ndryshua me akt personal te Rames natën e 30 shtatorit dhe për të cilin u shpreh Gjykata Kushtetuese. U ndryshua jo për ta bërë më profesionale administraten publike dhe në sherbim të qytetareve dhe biznesit, por vetëm për ta degraduar edhe me tej situatën e rëndë në të cilën ndodhet. U ndryshua vetëm e vetëm për të lehtësuar qeverinë në spastrimet dhe hedhjen në rrugë të mijëra specialistëve dhe për ti zëvendësuar ata me njerëz që vijnë nga jashtë sistemit në masën 15%, duke hapur dyert dhe dritaret për miltantet dhe njerëzit që u investuan me kryeministrin në zgjedhjet politike, sipas kontrates që beri me ta. 

2- Dje, u ndryshua dhe Ligji për Reformën Territoriale, pa asnjë konsesus dhe pa pyetur asnjë nga qytetaret e asaj zone, jo me qëllimin për të permirësuar variantin e mëparshëm, por për ta bërë atë edhe me klientelist se sa ishte më parë.  

3- Po dje, po njëanshmërisht u ndryshua edhe  Ligji për Gjykatën e Lartë, pa asnjë konsultim, pa asnjë diskutim dhe pa asnjë përfshirje të partnerëve ndërkombëtarë, sic u ra dakort në tryezën e përbashkët të 6 Tetorit për Reformën në Drejtësi.
 
Për Partinë Demokratike kjo është rruga e gabuar, nuk është rruga e konsesusit dhe bashkëpunimit. Kjo është rruga e gabuar e reformave në vend dhe asaj të drejtësisë në vecanti.
 
Kjo është rruga e kontrollit të sistemit të drejtësisë.
  
Kryeministri i vendit, ashtu si të gjithe shqiptarët e njohin, ka një kontratë me krimin e organizuar në vend. Dhe është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e sistemit të drejtesisë, është krimi i organizuar që kërkon kontrollin e cdo vendi pune në administratë, dogana, tatime, pika të kalimit kufitar.
 
Partia Demokratike i bën thirje edhe njëherë sot Partise Socilaliste: Mos e degradoni Shqipërinë deri në këtë pikë. Mos e degradoni sistemin e drejtësisë, dhe administratën publike deri në këtë pikë.
 
Te ndaleni ne kapjen  e sistemit te drejtesise, ne kapjen dhe degradimin e administrates publike.
 
Te ndaheni nga kontrata që Kryeministri ka bërë me krimin e organizuar.
 
T’i dalim zot vendit për ta çliruar nga krimi i organizuar që ka kapur politikën e kërkon të kapë drejtësinë e administratën.
 
Kjo që po bëni është rruga e gabuar, rrugë e cila ka vetëm një fund.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)