Shërbimi i 6 institucioneve tek ADISA! PD: VKM e papranueshme! Denaj: Mund të rishikohet nëse ka pakënaqësi

TIRANE - Me vendim të Këshillit të Ministrave çdo biznes, i vogël apo i madh tashmë do t'i duhet t'i drejtohet Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), për shërbime që më parë i drejtoheshin direkt tatimeve. Në 2 Tetor qeveria ka vendosur t'i kalojë në varësinë e ADISA-s sportelet e Drejtorisë së Tatimeve duke zhvendosur edhe punonjësit aktualë të këtyre sporteleve nga punonjës të tatimeve në punonjës të kësaj agjencie. Ky vendim është kundërshtuar nga Partia Demokratike, ku sipas Dorian Telitit, kjo agjenci nuk mund të kryejë këtë rol, pasi nuk ka kapacitet e nevojshme. Për Telitin qeveria me këtë vendim sjell një tjetër barrierë proçeduriale. PD ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion ndaj bizneseve për të mbushur arkën e shtetit, ndërkohë që administrata tatimore ka bllokuar shërbimet për tatimpaguesit duke ja deleguar një kompanije private.

Mirëpo sipas Ministrja e Financave Anila Denaj ky vendim nuk është përfundimtar dhe se mund të rishikohet nëse bizneset apo qytetarët janë të pakënaqur.

“Në qytete të caktuara ADISA sot është një produkt që përdoret nga vetë qytetarët të cilët marrin shërbim të shpejtë në një zyrë, për të gjithë shërbimet publike në disa sportele besoj se është një shërbim i vlerësuar.  Duhet të pyesni qytetarët, nëse ata këtë shërbim e shikojnë si të panevojshëm edhe ne do ti rishikojmë vendimet tona” tha Denaj.

ADISA tashmë do të ketë të drejtën të ofrojë në sportelet e saj shërbim për qytetarët, për 6 institucione. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Shërbimit Shtetëror të Gjendjes Civile, Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Agjencia Shtetërore të Kadastrës.

Kjo është deklarata e bërë nga eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Teliti:

Qeveria e Edi Ramës ka marrë këto ditë një vendim që godet çdo biznes tatimpagues dhe që përkeqëson më tej klimën e biznesit në Shqipëri.

Në kundërshtim flagrant me ligjin, qeveria ka vendosur që çdo biznes, i vogël apo i madh qofte ai, nuk do të ketë më marrëdhënie direkte me tatimet dhe nuk do të marrë më shërbimet e nevojshme pranë sporteleve të organit tatimor.

 Tatimpaguesit shqiptare do të futen në radhët e gjata të sporteleve të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), e cila nuk ka as ekspertizën, as kapacitetet për të përballuar kërkesat dhe volumin e punës për të dhënë përgjigje për çdo shqetësim që tatimpaguesit kanë.

 Sipas Ligjit për Proçedurat Tatimore, detyra parësore e organit tatimor është dhënia e shërbimit tek tatimpaguesi, por me vendimin e fundit të qeverisë, nëse bizneset do të kenë nevojë për sqarim apo ndihmë nga tatimet, do ta gjejnë këtë derë të mbyllur, pasi  klima e mirë për biznesin nuk është prioritet për Edi Ramën.

Tatimet do të funksionojnë vetëm për të shtydhur bizneset, për t’u marrë edhe qindarkën e fundit nga taksat e rritura për t’u turrur si ujqër kur të jete koha për kontroll, por nuk do të japin më asnjë shërbim për biznesin.

Vemendja e qeverisë nuk shkon në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes.

Përkundrazi!

Në vend që t’i kushtohet më shumë vëmendje marrëdhënies tatimpagues – administratë, me qëllim rritjen e performancës së bizneseve, duke i ndihmuar ata gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë, qeveria vendos edhe një tjetër barrierë proçeduriale, e cila rëndon akoma edhe më shumë klimën aktuale negative që po përjeton ekonomia shqiptare.

 Zgjidhje ka, dhe shumë shpejt do të bëhet realitet.

Partia Demokratike ka një plan të thjeshtë dhe të qartë për biznesin!

Tatimpaguesi në piedestal, një sistem tatimor të thjeshtë dhe shërbëtor  për biznesin, minimizim të kontrolleve tatimore, taksa të ulëta, hapje të vendeve të punës dhe më shumë para për njerëzit e ndershëm të këtij vendi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur