PD: Qeveria Rama buxhet për PPP-të korruptive klienteliste

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri në një deklaratë kritikoi qeverinë Rama dhe buxhetin për vitin 2024 që sipas saj nuk i shërben qytetarëve por oligarkëve.

“Çdo ditë shënohen skandale korruptive, dëshmi kjo e gropës së thellë të korrupsionit ku e ka futur kjo qeveri vendin.

Kjo tashmë është e provuar edhe nga hetimet zyrtare të SPAK që nga inceneratorët deri tek sterilizimi, ku është provuar vjedhja galopante që kjo qeveri me klientët e vet ka bërë ndaj pronës publike, dhe taksave të shqiptarëve.

Edi Rama është kryeministri qe ka një përfaqësues të kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar nën hetim dhe në burg dhe me super zëvendëskryeministrin në kërkim ndërkombëtar.

Në buxhetin e vitit 2024, nuk ka asgjë për shqiptarët,  por miliarda lekë për koncesionet dhe PPP-të korruptive, tashmë të kapura në vjedhje edhe nga SPAK”, tha ajo

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic