PD: Qeveria Rama nis gjuetinë 
Testimi për mjekët, diskriminues

PD: Qeveria Rama nis gjuetinë <br />Testimi për mjekët, diskriminues
TIRANË - Opozita denoncon përmes deputetes demokrate Albina Dedja nisjen e testimit që do t'u bëjë qeveria mjekëve dhe infermierëve. Sipas demokratëve, Kryeministri Rama nuk shqetësohet për mungesën e ilaceve, por për diskriminimin e mjekëve, duke i sprovuar ato në teste.
 
Deklarata e plotë e deputetes, Albina Dedja
Shëndetësia në Shqipëri është në ditën më të keqe, dhe kjo po zbulohet çdo ditë nga skandalet që kanë mbuluar këtë sektor jetik, nga mungesa e ilaçeve, e ngrohjes, e cilësisë së shërbimit.
 
Shëndetësia dhe gjëndja e spitaleve sot është një nga dështimet spektakolare të Edi Ramës, që jo vetëm nuk u bë falas, por po u kushton tmerrësisht shumë qytetarëve.
 
Në vend që të kujdeset për prioritetet bazë, në vend se të sigurojë ilacet dhe ngrohjen ne spitale, Edi Rama ka nisur betejën me mjekët dhe infermierët, duke shpallur testimin për ta.
 
Ky testim është i paligjshëm, është diskriminues, është korruptiv, sepse mjekët dhe infermierët do të vlerësohen nga Edi Rama, dhe kjo është thjesht një gjueti shtrigash për të larguar disa e për të futur në sistem militantët e tij.
 
Vlerësimi i mjekëve dhe infermierëve është i rregulluar sipas Urdhërit të Mjekut dhe Infermierit, si dhe edukimit në vazhdim.
 
Shumica e mjekëve dhe infermierëve jo vetëm kanë kryer shkollimin dhe specializimin e duhur, por kanë dhe përvojën e mjaftueshme, arritje profesionale që Edi Rama i zeron me një të rënë të lapsit.
 
Kjo është një tendencë e hapur e Edi Ramës për të kapur edhe shëndetësinë, pasi ka gjunjëzuar dhe futur nën kontroll shumicën e pushteteve në vend.
 
Partia Demokratike e konsideron të papranueshëm këtë testim, dhe i nxit mjekët dhe infermierët të kundërshtojnë këtë akt tallës, fyes dhe njëkohësisht të paligjshëm.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!