TIRANË - Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se shpenzoi disa qindra miliona lekë për festat dhe dekorin e fundjavës, ndërkohë që Shqipëria është në mjerim. Deklarata erdhi nga koordinatorja e Partisë Demokratike, Reila Bozdo:
"Edi Rama ka shpenzuar disa qindra milionë lekë për festat dhe dekorin e fundjavës, ndërkohë që Shqipëria është në mjerim, e teksa qytetarët nuk kanë 10 mijë lekë të vjetra të paguajnë dritat, sepse nuk kanë një vend pune. Duke jetuar në botën e tij paralele, pa asnjë komunikim me jetën e vështirë të qytetarëve, Edi Rama e zgjidh me bujari qesen e qindra milionë lekëve, për koncerte, skenografi, e për medalje, para që në fund shkojnë tek firmat që kanë ngritur ministrat ose stafi i tij i ngushtë.
Media ka zbluar se janë rreth 300 milionë lekë që i ka marrë e njëjta kompani që shpërblehet nga Edi Rama sa herë ka një aheng qeveritar. Media ka zbuluar se janë rreth 500 milionë lekë nga taksagapuesit, të dhëna për këngëtaren. Eshtë zbuluar në media se janë rreth 50 milionë lekë të shpenzuara për dekorata për të ushqyer më së shumti ideologjinë që sjell konflikt e jo bashkim. Dhe teksa Edi Rama bën gosti të shfrenuara për festat e tij qeveritare, media zbulon se një 17 vjecare në Pukë arrestohet, sepse ka motra dhe vëllezër më të vegjël për të mbajtur, e nuk jeton dot në errësirë, sepse nuk ka 10 mijë lekë të vjetra për të paguar dritat. Shpenzimet e cmendura qeveritare, vijnë në një kohë, kur buxheti i ri parashikon ulje fondesh për të varfërit, për të pamundurit, për asistencën, për fermerët, për shëndetësinë e arsimin. Më të mëdha do të jenë shpenzimet qeveritare në vazhdim, sepse kështu i ka parashikuar Edi Rama me buxhetin e ri, teksa i ka rritur ato me 30 përqind krahasuar me një vit më parë. Pikërisht për këtë verbëri për të parë realitetin e shqiptarëve në nevojë, pikërisht për këtë arrogancë të qejfeve të shfrenuara qeveritare, Shqipëria është në protestë. Dhe protestë do të ketë derisa kjo e keqe të ndalet" tha Bozdo.
Redaksia Online
(e.s/shqiptartja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
18.8%
-
Jo
76.6%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor, 22:12
-
'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët
10 Tetor, 22:02
-
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviç
10 Tetor, 21:59
-
Rama vizitë nesër në Hungari, do takohet me kryeministrin Viktor Orban! Pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi
10 Tetor, 21:57
-
Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci
10 Tetor, 21:51
-
Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike
10 Tetor, 21:46
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor, 21:45
-
Florida/ Injoroi thirrjet e autoriteteve për evakuim dhe sfidoi uraganin ‘Milton’ në det! 54 vjeçari u strehua në një varkë peshkimi
10 Tetor, 21:34
-
Mero Baze: ‘Pavarësia’ e feve shqiptare nga Shqipëria
10 Tetor, 21:18
-
FOTO/ Qëndroi një orë i bllokuar në autobotin me karburant, kush është i riu që ndërroi jetë tragjikisht në Lushnjë
10 Tetor, 20:52
-
'Xhiro me Ferrari në Londër, na bën për budallenj!', shpërthen ish-kreu i UKIP Farage për shqiptarin Puka: Po na shkelin me këmbë kriminelët!
10 Tetor, 20:36
-
VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore
10 Tetor, 20:07