PD: Qeveria sugjeron një sistem
që modelin e gjen në askund

PD: Qeveria sugjeron një sistem<br />që modelin e gjen në askund
Pas deklaratës së Kryeministrit se nuk do të negociohet struktura e re e institucioneve të drejtësisë, ka reaguar në Facebook nënkryetari Komisionit të Reformës, Oerd Bylykbashi.

Sipas tij në 14 institucionet që krijohen rishtazi emërohen minimalisht 80 anëtarë me rroga më të larta se të depueteve.

"Si mendoni, do te jete e thjeshte t'i gjejme kaq shume njerez qe detyre kryesore do te kene te ruajne e balancojne njeri-tjetrin ne maje te sistemit te drejtesise dhe jo te japin drejtesi drejt perdrejt per qytetaret? Kujtese: keta 80 funksionare do jene "qeveritaret" e sistemit te drejtesise, sepse gjyqtaret dhe prokuroret do te jene 600 persona te tjere te pakorruptuar qe duhen gjendur ende."-shkruan Bylykbashi, i cili argumenton dhe përse PD propozon një draft alternativ.

"Zgjidhja jone e thjeshtuar, funksionale, transparente, pa korrupsion, korporatizem dhe e pakapshme nga politika permban gjysmen e ketyre institucioneve me rreth 50 funksionare, pra me pak e kushtueshme. Ne sugjerojme model europian te provuar, qeveria sugjeron nje sistem qe modelin e gjen ne askund! Do vazhdojme me eksperimente me kete vend?"përfundon deputeti.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi