Partia Demokratike ka regauar me anë të deputetit të Dibrës, Roland Keta për devijimin e lumit Radika. Ai i kërkoi qeverisë  të reagojë sa më shpejtë, ndryshe për këtë çështje nuk do të gjejë zgjidhje. 
Pak minuta më përpara LSI-ja kërkoi interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në lidhje me  projektin maqedonas të ndërtimit të hidrocentralit të Fushës së Lukovës i cili devijon rrjedhën e lumit Radika.

“Po bëhen 3 muaj që diskutohet kudo për devijimin e Lumit Radika, por vetëm qeveria e Edi Ramës nuk shprehet për këtë shqetësim mbarëkombëtar.
Partia Demokratike i kërkon qeverisë të reagojë, sot, menjëherë, përpara se një çështje e tillë të përfshijë më shumë zemëratë popullore, çka nuk do të ndikonte në zgjidhjen e çështjes”, bëri thirrje Keta nga selia e PD-së.
 
“Ne i kërkojmë ministrit të Jashtëm dhe Kryeministrit të dëgjojnë zërin e banorëve të Dibrës, të Bulqizës, por dhe zërin e shqiptarëve që banojnë në Dibrën e Madhe, të dëgjojnë zërin e intelektualëve dhe shoqërisë civile në vend, dhe të reagojnë menjëherë e të bëjnë publike, se çfarë po ndodh, cfarë është ky projekt i palës maqedonase, dhe cila është zgjidhja që nuk sjell dëme për qytetarët tanë”, tha deputeti i Dibrës, Keta.
 
Nëse ky projet zbatohet, Keta u shpreh se sjell dëme të palloraritshme për banorët e Dibrës së Madhe, dëme që prekin edhe rrethin e Bulqizës.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë shqiptare të bëjë transparencë në lidhje me një projekt të qeverisë maqedonase që parashikon devijimin e Lumit Radika.
Nëse ndodh, ky devijim sjell dëme të pallogaritshme për territorin dhe jetën e më shumë se 20 mijë banorëve të Dibrës së Madhe, të cilët janë në mazhorancë shqiptarë. Por gjithashtu, sjell dëme të mëdha jo vetëm ekologjike por dhe ekonomike, edhe në rrethin e Bulqizës dhe Dibër”, ka Keta. 
Redaksia Online
(e.sh/shqiptarja.com)