PD: Qeveria të lejojë ekspertët të kryejnë testim të zgjeruar! Rama: Ia fusni kot dhe pikë

TIRANË- Partia Demokratike këmbëngul se qeveria duhet të lejojë ekspertët të kryejnë testim të zgjeruar, por në përgjigje të kësaj deklarate kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk është në dorën e tyre! Rama thotë se është Komiteti Teknik i Ekspertëve që përcakton strategjinë e testimit dhe jo qeveria duke shtuar se " PD i'a fut kot".

"A mundet dikush t'ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe Pikë! PD i'a fut kot.Pikë", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Ishte Mirela Tabaku nga selia blu e cila ditën e sotme e cila këmbënguli se në rast se nuk do të bëhen testime në masë, do të hidhet poshtë e gjithë sakrifica e qytetarëve që kanë respektuar masat. Sipas tyre, masat e distancimit social janë të domosdoshme për të ngadalësuar përhapjen, por vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar

"Ne stadin epidemiologjik ku është Shqipëria, për të mos çuar dëm sakrificën e qytetarëve, por edhe stafit shëndetësor, merr peshë të madhe testimi më i zgjeruar. Kjo masë është e domosdoshme për të ditur situatën reale ku ndodhet vendi, për të realizuar me efikasitet procesin e gjurmimit e me pas izolim dhe trajtim, por edhe si do të veprojmë për të parashikuar dhe llogaritur masat shëndetësore, ekonomike, sociale etj. që nevojiten për të përballuar këtë situatë. Është momenti që Qeveria të vlerësojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri që sa më shumë të zgjasë periudha e testimeve të ulëta, aq më të mëdha do të jenë pasojat në shëndetin e qytetarëve, pasojat ekonomike dhe sociale, që gjithashtu sjellin pasoja ne shëndetin mendor dhe fizik te popullatës.

Masat e distancimit social janë të domosdoshme për të ngadalësuar përhapjen, por vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar. Gjurmimi i të gjitha kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe testimi i tyre, testimi i stafeve shëndetësore dhe punonjësve të tjerë që janë në kontakt të përditshëm me qytetarët duhet të jetë prioritet. Pushteti lokal, institucionet e shëndetit publik në zonë, mjekët e familjes duhet të përfshihen në këtë gjurmim, pasi janë shumë më afër qytetarëve dhe njohjet janë më të mëdha. Ndaj ripërsërisim kërkesën ndaj Qeverisë që t’u mundësojë ekspertëve numrin e mjaftueshëm të testimeve, që ata të jenë në gjendje të bëjnë detyrën e tyre.

Qeveria duhet të ketë një strategji të qartë dhe transparente, jo vetëm për rritjen e numrit të testimeve, por edhe për llojet e testeve dhe zgjerimin e kategorisë së personave që e kryejnë testin, bazuar plotësisht në udhëzuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve", thuhet ndër të tjera në reagimin e PD-së.

Kundër testimit në masë ka qenë edhe presidenti Ilir Meta, i cili tha se se zgjidhja për të frenuar përhapjen COVID-19 është gjurmueshmëria e rasteve të dyshuara, dhe më tej testimi i kontakteve të dyshuara që vjen si pasojë e hetimit epidemiologjik.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Lylqim: 08/04/2020 07:42

    TAMPONI.....Biberoni

    Përgjigju
  • TURPI I PA PAR: 07/04/2020 18:05

    O lyl idjoti o shal ngjit Gjermania është një shtet jashtëzakonisht i pasur e i fort po nuk ta bën tanponin o lyl mballoni. Vetëm kur ke tempratyr e simptoma të korona virusit të izolon për 14 dit. E kur sta bën një shtet kaq potencjal do ti mor idjoti ler 7×7=42 ta bosh tanponin o lyli Idjot që vetëm idjotizma flet. Izolimi është ilaçi kryesor tani për tani për koronën o lyli idjot. Ti di me bo mir vrasje e vjedhje se gjo tjetër ti sfi.

    Përgjigju
  • Eva: 07/04/2020 16:17

    Qe ja futin kot ja futin sa me s'behet. S'lidhet kali me pe! Ne Mbreterine e Bashkuar testimi me tampon behet vetem nese perfundon ne spital me problem ne frymemarrje. Te gjithe te tjeret duhet te zbatojne veteizolimin. 111.nhs.uk

    Përgjigju
  • Ben: 07/04/2020 16:00

    Tipa si kjo torollakja,Mirela Tabaku,jane bere jashtzakonisht shume tek PD-ja.Ju lutemi,reduktoni budallejte tek Pd-ja,e kaluan normen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)