PD: Qytetarët në mjerim, Rama sheh NBA

Partia Demokratike akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se po tallet me shqiptarët në mjerim, duke iu referuar disa pamjeve që tregojnë kreun e qeverisë duke ndjekur një ndeshje basketbolli në SHBA.

“Edi Rama ka nisur të frekuentojë ndeshje baskebolli në kampionatin më të shtrenjtë të botës, atë të NBA. Sot shqiptarët morën vesh që gëzimi i Ramës ishte një ndeshje baskebolli në Majemi në vijën e parë, aty ku bileta është miliona lekë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Ristani e quajti të pacipë kryeministrin Rama. “Ky është realiteti! Një popull në mjerim dhe një kryeministër që jeton si sheik në vend”, tha ai.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit