PD: Qytetari i tha Ramës “dua të
vras Berishën”, ai s’e dënoi veprimin

PD: Qytetari i tha Ramës “dua të<br />vras Berishën”, ai s’e dënoi veprimin
TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar në rrjetin social “Facebook” lidhur me atë që një qytetar ka shprehur dje në mbrëmje në takimin me kreun e PS Edi Rama. Në reagim thuhet se një qytetar është shprehur se ka dëshirë që të vrasë kryeministrin Berisha gjatë takimi elektoral, dhe Rama është përgjigjur se “duhet të marrë shenjë me kujdes pasi ai mban antiplumb”.
 
“Dje në mbrëmje, ndërsa Rama i mbushte qytetarët me pesimizëm në një prej takimeve të Partisë Socialiste, një prej mbështetësve të Ramës deklaroi se do të kishte dashur ta vriste liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë. Por Rama nuk e dënoi këtë veprim. Përkundrazi, Edi Rama u përgjigj duke e inkurajuar qytetarin duke i thënë se do t’i duhej të qëllonte në shenjë për shkak të antiplumbit. A mos beson Edi Rama se largimi me dhunë i një qeverie është veprimi i duhur? A mos mendon Edi Rama se vrasja është veprimi i duhur?”, thuhet në reagim.
 
Partia Demokratike i ka kërkuar Ramës që të denoncojë këtë koment, duke akuzuar kreun socialist për nxitje dhune në zgjedhje.
 
“Edi Rama duhet ta dënojë këtë koment menjëherë dhe të kërkojë ndjesë për heshtjen e tij. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama nxit dhunë në zgjedhje dhe për këtë atij duhet t’i vijë turp. Dhuna nuk ka vend në Demokraci!”, vijohet më tej.

reagimi pd
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat