TIRANE - Kanë vijuar edhe ditën e sotme akuzat e ndërsjellta midis Partisë Demoktratike dhe Partisë Socialiste, në lidhje me pasurinë e përfaqësuesve të të dyja kaheve politikë.
Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi ka kërkuar sërish shpjegime nga kreu i opozitës, në lidhje me 100 milionë lëkët që i kanë dhuruar bashkëshortes së tij, Linda Bashës, por edhe për një pallat 5 katësh.
“Prej mëse dy javë kryetari i Partisë Socialiste nuk përgjigjet për origjinën e deklaruar në ILDKP dhe në tatime, 100 milionë lekëve të të shoqes Linda Basha, të marra apo të dhëna kredi pa interes nga gruaja e Edi Ramës dhe pa lëvizje në llogaritë bankare, jetime përsa i përket partnerit tjetër pa interes. Ne po i përsërisim Rama kërkesën tonë të sqarojë shqiptarët për pallatin 5 katësh dhe një kat nën tokë me rreth 900 m katrorë sipërfaqe të ndërtuar në rrugën “Qemal Guranjaku”, ndërtim i përfunduar në vitin 2010, pronë e familjes së bashkëshortes së Edi Ramës”, deklaroi Bardhi.
Më tej zëdhënësja e PD-së ka ngritur disa pyetje në adresë të Edi Ramës në lidhje me ndërtimin e pallatit 5-katësh.
“Partia Demokratike kërkon nga ju dhe familjaret tuaj z. Rama të mos përgjigjeni me agresivitet ndaj qytetarëve të cilëve pallati i gruas suaj u ka zënë diellin por t'u sqaroni shqiptarëve çështjet që vijojnë:
1- Cili është historiku i vërtetë i këtij pallati?
2 - Si u kthye sheshi mes pallateve ku luajnë fëmijët dhe që siguronte largësinë e duhur mes ndërtesave në truall për ndërtimin e pallatit të Linda Bashës?
3- A është përvetësuar ndonjë metër tokë shtetërore në rastin e pallatit të bashkeshortes suaj?
4- Sa leje ndërtimi keni lëshuar për pallatin e gruas suaj dhe a keni qenë në konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar Bashkie lejen e ndërtimit apo të shfrytëzimit për këtë pallat?
5- A janë respektuar kushtet ligjore urbanistike në lëshimin e lejes së ndërtimit dhe ndërtimin e këtij pallati?
6- Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij pallati dhe me çfarë parash është ndërtuar ai?
7- A është ky pallat pajë për ju z. Rama dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkëshortja juaj keni marrë si pajë?
8 - A ka lidhje ky pallat me qindra milionë lekë që lëvizin kesh në formë huaje pa interes nëpër duart tuaja dhe të bashkëshortes tënde?
Urojmë Rama që të përgjigjesh më shpejt për këto pyetje, sesa për anonimin marrës apo dhënës të kredisë pa interes të gruas suaj Lindita Basha. Mesa duket, keni harruar të dy se cili është?”, përfundoi Bardhi deklaratën e saj.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com