PD-Ramës: U vetëdenoncove si njeriu
në krye të përgjimeve, po mbron krimin

PD-Ramës: U vetëdenoncove si njeriu<br />në krye të përgjimeve, po mbron krimin
Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë PD, thuhet se Rama sulmoi edhe në këtë rast Prokurorinë.

Sipas PD, Rama kërkon të bëjë palë në krimin e përgjimeve edhe qeverinë italiane. “Sulmon institucionin e prokurorisë, sulmon drejtësinë, vetëm e vetëm për të mbrojtur paligjshmërinë dhe krimin shtetëror. Edi Rama u vetëdenoncua se është ai në krye të përgjimeve të paligjshme. Dhe prandaj kërkon ta mbrojë krimin deri në fund”, thuhet në deklaratën e PD. ​
 
Deklaratë e Partisë Demokratike

Edi Rama ka sulmuar sot Prokurorinë me një letër tipike nga ato që bën për Elvis Rroshin, pikërisht pasi drejtësia kapi në shkelje të ligjit Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe disa vartës të tij, për përgjimet e paligjshme.

Edi Rama duhej sot ti kërkonte ndjesë popullit të tij, qytetarëve, sepse u vërtetua që pajisja e përgjimit është futur në mënyrë të paligjshme dhe është përdorur në mënyrë të paligjshme. E në vend të kësaj, ai i kërkon një falje të pakërkuar, të panevojshme qeverisë italiane, duke e kërkuar me zor ta beje edhe atë palë në këtë krim shtetëror. Ne e dimë mirë se drejtësia atje, opinioni publik, mediat, shoqëria civile do të reagonin me forcë nëse një pajisje e paligjshme do kishte hyrë në territorin e tyre, pa u deklaruar, dhe do të përdorej pa autorizimin e Prokurorit.

Edi Rama duhej sot të dorëzonte Saimir Tahirin, e të hiqte kështu pengesën që ka drejtësia për të bërë hetim të plotë e të gjithanshëm për këtë skandal mbi skandalet.
Por ai bën krejt të kundërtën. Sulmon institucionin e prokurorisë, sulmon drejtësinë, vetëm e vetëm për të mbrojtur paligjshmërinë dhe krimin shtetëror.

Edi Rama u vetëdenoncua se është ai në krye të përgjimeve të paligjshme.
Dhe prandaj kërkon ta mbrojë krimin deri në fund.​

Pas deklaratës të Partisë Demokratike, ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Arben Ristani: 

Ironike dhe cinike, t'i kërkosh të falur italianeve për pergjime të paligjshme që ke kryer në vendin tënd dhe të mos ju kërkosh të falur atyre që kane qenë viktima të përgjimit.

Dhe viktima të një përgjimi të paligjshëm, janë qytetaët shqiptare, politikanë ose jo, gazetarë apo diplomatë.

Të gjithë të mbrojtur njësoj nga kushtetuta, të gjithë qënie që mbrohen njësoj nga legjislacioni për të drejtat e njeriut.

Tregues i qartë ky fakt për të parë se sa lidhje ka ky kryeminister me ligjin dhe reformën në drejtësi.

Per më tepër tregues i qartë i ethshmërisë së tij për ta patur drejtësinë nën thundrën e tij.



Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi