TIRANË – Partia Demokratike ka vazhduar akuzat e saj ndaj kreut të PS-së, Edi Rama për pastrim parash. Sipas deputetit Gerti Bogdani,  “mediat amerikane dhe ato shqiptare kane njoftuar dhe botuar dokumenta se këtë javë, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara është kërkuar një investigim nga ana e FBI-së mbi Edi Ramën për pastrim parash. Gjithashtu , Kongresi i SHBA ka kërkuar edhe nga Komisioni Zgjedhor Federal i SHBA-së që të investigohet Edi Rama  për mundësinë e “konspiracionit për shmangie të ligjit elektoral të Shteteve të Bashkuara.”

Sipas Bogdanit, fakt është fotografia e Edi Ramës me Presidentin Barack Obama që sipas burimeve të mediave, Rama ka paguar për këtë foto në mënyrë ilegale, duke kryer pastrim parash nëpërmjet një shqiptari që meret me limuzina që jeton në Shtetet e Bashkuara, .

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)