PD: Rama deformoi fjalët e kreut 
të PPE, Weber bëri përgënjeshtrim

PD: Rama deformoi fjalët e kreut <br />të PPE, Weber bëri përgënjeshtrim
TIRANË - Një akt skandaloz e të paprecedentë e ka cilësuar Partia Demokratike deklaratën e deputetit Taulant Balla për takimin Kryeministri Rama me Kreun e grupit PPE-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.

“Kjo e ka detyruar z.Weber të përgënjeshtrojë publikisht deklarimet e rreme të zëdhënësit të Ramës. Manipulimet e Ramës në funksion të propagandës së tij, janë tregues i politikës aspak serioze dhe i amatorizmit në ndërtimin e raporteve me partnerët tanë të rëndësishëm europianë.” – thuhet në deklaratën e PD.

Sipas Partisë Demokratike, Rama po bën gjithçka, deri te deformimi dashakeq i përmbajtjes së bisedave me zyrtarët e lartë europianë, për të bërë të duket ndryshe, atë që nuk mund të duket ndryshe.

“Inkrimimimi i politikës dhe parlamentit është i papranueshëm për Europën. Dhunimi i fjalës së lirë të opozitës në parlament nga deputetët e inkriminuar është i papranueshëm për Europën. Moslejimi i opozitës për të ushtruar të drejtat e saj kushtetuese, është i papranueshëm për Europën. Shkelja e Kushtetutës dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave janë të papranueshme për Europën.” -Këto janë të vërtetat u tha në deklaratën për mediat të PD-së.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike
Abuzimi dhe mashtrimi publik si tipar i Edi Ramës, u shfaq edhe me përpjekjen e tij për të deformuar deklaratat e kryetarit të PPE, zotit Weber.
Një akt skandaloz e i paprecedentë, kur një kryeministër përmes zëdhënësit të tij tashmë të cerfifikuar si shpifës, shtrembëron, manipulon një bisedë, duke u rrekur të ndërtojë një realitet që nuk ekziston.

Kjo e ka detyruar z.Weber të përgenjështrojë publikisht deklarimet e rreme të zëdhënësit të Ramës.

Manipulimet e Ramës në funksion të propagandës së tij, janë tregues i politikës aspak serioze dhe i amatorizmit në ndërtimin e raporteve me partnerët tanë të rëndësishëm europianë.

Edi Rama po bën gjithcka, deri tek deformimi dashakeq i përmbajtjes së bisedave me zyrtarët e lartë europianë, për të bërë të duket ndryshe, atë që nuk mund të duket ndryshe.

Inkrimimimi i politikës dhe parlamentit është i papranueshëm për Europën.

Dhunimi i fjalës së lirë të opozitës në parlament nga deputetët e inkriminuar është i papranueshëm për Europën.

Moslejimi i opozitës për të ushtruar të drejtat e saj kushtetuese, është i papranueshëm për Europën.

Shkelja e Kushtetutës dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave janë të papranueshme për Europën.

Këto janë të vërtetat e mëdha, që e bëjnë kauzën e opozitës të drejtë, dhe e bëjnë mjerane përpjekjen e Edi Ramës me manipulime deklaratash përmes papagallit të tij Balla.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të