PD: Rama do të fshehë
humbjen me kongresin

PD: Rama do të fshehë<br />humbjen me kongresin
TIRANE- Partia Demokratike reagoi dje nëpërmjet zëdhënëses Albana Mustafaraj për kongresin që do të mbajë sot PS. Sipas zëdhënëses së PD qytetarët nuk duhet tëmashtrohen nga ky kongres, pasi ai ka për qëllim të fshehë humbjet e Edi Ramës.

"Ne nuk duhet të befasohemi nga pasha dhe rrethanat nën të cilat po mbahet ky kongres, por qytetarët nuk duhet të mashtrohen. Ky kongres do të kërkojë të heqë vëmendjen nga historia e dështuar e z. Rama dhe humbja e tij në 8 maj ku ai mori 141,000 vota më pak se shumica", tha zëdhënësja e PDsë. Ajo që do të dëgjojmë nesër (sot) nga z. Rama, kryetari i cili udhëheq me aftësi të rrallë PS-në nga dështimi në dështim, është paraqitja paradelegatëve, të zgjedhur prej tij me gisht, e programit të humbjes së ardhshme të PS-së", tha zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.

RAMA NË TWITTER
Në një reagim të menjëhershëm në Twitter Rama ironizoi shqetësimin e demokratëve për kongresin e PD-së, me anë të një batute të filmit shqiptar, "Pylli i Lirisë". "A s'ju kujton kjo deklarata nga selia e PD sot për Kongresin tonë atë shprehjen: Për ku kështu moj e Kozmait?", shkruan Rama nëadresën e vet në Twitter.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?