PD: Rama e çoi Rektorin te Tahiri
për zgjidhje jozyrtare. UT mohon

PD: Rama e çoi Rektorin te Tahiri<br />për zgjidhje jozyrtare. UT mohon
Partia Demokratike ka akuzuar dje kryeministrin Edi Rama se ka tentuar ta zgjidhte çështjen e kërcënimeve të Emiliano Shullazit, në mënyrë private. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se Rama ka çuar Dhori Kulen në takim tek Tahiri.

Z. Dhori Kule ka denoncuar në prokurori faktin se; pasi ka bërë me dije kryeministrin për këtë kërcënim, ndërkohë që ishte kërcënuar dhe kandidati për rektor, kryeministri e ka dërguar tek ministri i Brendshëm, i cili në mënyrë krejt recidiviste, ashtu siç ka ndodhur edhe ca kohë më parë, kur thirri në zyrë, Durim Bamin dhe përpiqej ta zgjidhte çështjen në mënyrë krejt informale dhe të paligjshme, të dënueshme penalisht, përsëri, rektorit në detyrë, i premton se do ta zgjidhë ai çështjen dhe të gjitha provat tregojnë se zgjidhja do të ishte ajo që kjo qeveri di të bëjë më mirë”, ka deklaruar Bylykbashi.

Sipas deputetit të PD, kjo qeveri është e lidhur kokë e këmbë me krimin.

Pra kjo qeveri përsëri jep provën se nëpërmjet kësaj formule të dërgon kriminelët, të dërgon Shullazin, të krijon problemin dhe pastaj premton se mund ta zgjidhë. Është prova e fundit që tashmë është e depozituar në prokurori, sesi kjo qeveri është e lidhur kokë e këmbë me krimin edhe nëpërmjet krimit vetëm nëpërmjet krimit, nëpërmjet Shullazit mund të zgjidhë dhe të menaxhojë jetën publike shqiptare”, tha Bylykbashi. Sipas tij, jemi përpara rënies së shtetit dhe përpara rënies së shtetit nuk mund të ketë asnjë garanci për shqiptarët veçse që t’i përgjigjen kësaj qeverie në mënyrën më të fortë të mundshme. “Por kundëreagimi i kësaj qeverie është ajo që të gjithë e dinë. Dënohet Sali Berisha, ai që denoncoi këtë krim dhe dënohet vetëm e vetëm jo vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës, por për t’i dhënë provën shqiptarëve që ne e mbrojmë krimin”, tha ai. 

Prononcim për mediat i deputetit Oerd Bylykbashi
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!