PD: Rama e dinte të shkuarën
e Frrokut, por bëri aleancë me krimin

PD: Rama e dinte të shkuarën<br />e Frrokut, por bëri aleancë me krimin
TIRANE - Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka pasur dijeni për akuzat për vrasje e prostitucion që Belgjika ka ngritur ndaj Doshit, por sipas saj e ka shfrytëzuar këtë informacion për të bërë aleancë me krimin dhe për të pasur nën kontroll deputetin. Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Arben Ristani tha se Frroku është dëshmitar kyç në atentatin që sipas tij ka urdhëruar Ilir Meta për vrasjen e Doshit dhe të demokratit Mhill Fufi, por se në dëshmitë e tij në këtë proces është manipuluar nga Rama dhe Meta për të rrëfyer historinë sipas interesit të tyre.
 
Ristani shkoi edhe më tej me akuzat kur tha se e ka përzgjedhur deputetin Frroku për të vjedhur votat dhe për të shantazhuar votuesit.

Deklarata e plote e Arben Ristanit
Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll. Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe ai dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri. Pas fakteve të bëra publike sot, Edi Rama është ekspozuar përfundimisht si njeriu që ka bërë aleancë me krimin, ka firmosur me krimin, ka ardhur me krimin në pushtet, ka vendosur me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë.
 
Edi Rama lejoi dje zbulimin e të shkuarës së deputetit të tij Frroku, pasi i vuri kapak hetimit për aleatin e tij Meta, duke fshehur të vërtetën e duke mos lejuar proces të drejtë, të plotë e të paanshëm.
 
Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll.
 
Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe rezultoi se ai, dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri.
Kapja e dëshmitarit dhe ndërhyrjet e tjera brutale dhe sistematike në hetim, e futën procesin në hullinë e dëshiruar dhe të paracaktuar nga Rama dhe Meta.
 
Partia Demokratike e ka denoncuar me forcë që prej fillimit aleancën e Edi Ramës me krimin, përzgjedhjen prej tij dhe sjelljen në parlament të personave të inkriminuar.
 
Partia Demokratike dhe mediat e pavarura kanë folur për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku dhe cëshjet e tij të hapura me drejtësinë belge.
 
Edi Rama refuzoi të mbante përgjegjësi, ndonëse ishte shumë mirë i informuar për të kaluarën e deputetëve të tij, i ka njohur mirë ata, dhe prandaj i përzgjodhi, për të blerë votat, për të vjedhur votat, për të shantazhuar votuesit.
 
Faktet e bëra publike sot vërtetojnë denoncimet e Partisë Demokratike për të shkuarën kriminale të deputetit Frroku.
 
Pas publikimit të këtyre fakteve shqiptarët pa dallim e shohin me sytë e tyre të vërtetetën tronditëse se Edi Rama është arkitekti i kësaj skeme të fshehjes së dosjes së Frrokut, të pazareve me të, dhe përdorimit të tij në manipulimin e procesit hetimor.
 
Në dritën e këtyre të vërtetave tashmë të konfirmuara zyrtarisht, Edi Rama është ekspozuar përfundimisht si njeriu, i cili ka bërë aleancë me krimin, ka firmosur me krimin, ka ardhur me krimin në pushtet, ka vendosur me krimin, po qeveris me krimin dhe me krimin po manipulon drejtësinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit