PD: Rama e pranon zyrtarisht
se do rrisë çmimin e energjisë

PD: Rama e pranon zyrtarisht<br />se do rrisë çmimin e energjisë
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se do të risë çmimin e energjisë elektrike dhe se këtë fakt sipas opozitës e ka pranuar vet.
 
Drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Zana Guxholli tha se rritja e çmimit do të jetë rreth 4.6 lekë për kilovat orë, pra rreth 22 për qind më shumë dhe do të prekë 75 përqind të popullsisë, pjesën më të varfër e të pamundur.
 
Rritja e çmimit të energjisë vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur çmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar.

Deklarata e plotë e Zana Guxhollit

Edi Rama më në fund e pranoi zyrtarisht, me zë e me figurë, se do ta rrisë cmimin e energjisë elektrike.

Rritja e cmimit sipas qeverisë do të jetë rreth 4.6 lekë për kilovat orë, pra rreth 22 përqind më shumë.

Ky çmim i ri i qeverisë do të prekë 75 përqind të popullsisë, pjesën më të varfër e të pamundur.

Edi Rama për shumë javë la në errësirë jo vetëm mijëra familje të pamundura për të paguar energjinë, por la në errësirë edhe projektin e saj për rritjen e cmimit.

Më në fund e vërteta u bë me zë. Rritja e cmimit të energjisë u shpall. Ata që nuk kanë, do të paguajnë më shumë, dhe ata që kanë, do të paguajnë më  pak.

Pra ja ku jemi. Edi Rama premtoi në fushatë ulje drastike të cmimit të energjisë, por në fakt po e rrit. Jo vetëm po rrit cmimin, por me fatura abuzive në kurriz të qytetarëve po mbulon gropën financiare me aferën korruptive 600 milionë euro që firmosi me kompaninë CEZ.

Edi Rama i fali kompanisë ceke 600 milionë euro, fatura të njohura e të papaguara, dhe nuk i fal qytetarëve shqiptarë të paktën kamatvonesat.

Po rrit cmimin, dhe po e menaxhon energjinë me hajdutë të paskrupullt e me persona me precedent penalë.

Rrritja e cmimit të energjisë që ka planifikuar Edi Rama, vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur cmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar.

Rrritja e cmimit të energjisë, vjen në një kohë kur pagat dhe pensionet kanë mbetur po ato, madje mund të thuhet se janë ulur për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Kjo është një padrejtësi e papranueshme që i bëhet qytetarëve nga Edi Rama.

Por qytetarët e treguan se nuk pajtohen me arbitraritetin dhe pandjeshmërinë e qeverisë.

Dhe qytetarët nuk do ta lejojnë këtë mënxyrë. Protesta popullore do ta ndalë të keqen.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur