PD:Rama e Tahiri fshehën dosjen
 e Frrokut, akt i rënies së shtetit

PD:Rama e Tahiri fshehën dosjen<br /> e Frrokut, akt i rënies së shtetit
Rikthimi në detyrë i kreut të Interpol Tirana, Artan Bajraktari i cili me vendim gjykate pasi ishte pushuar me argumentin se nuk kishte raportuar për dosjen belge të deputetit Mark Frroku, është bërë shkas për opozitën që t’ia atribuojë fajet e fshehjes së dosjes kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Skandali i fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku, po merr edhe më shumë erë, dhe tashmë kanë mbetur vetëm dy persona përgjegjës për këtë akt të rëndë të rënies së shtetit, të fundosjes së çdo standardi. Shefi i interpolit u kthye në detyrë, pasi gjykata e gjeti jo-përgjegjës për fshehjen e kërkesës së Interpol-Brukselit.”- tha deputeti i PD, Flamur Noka.

Sipas tij ish-kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi  u dërgua në SHBA nga Rama për t’i mbyllur gojën.

Deklarata e plotë e deputeti të PD, Flamur Noka
Skandali i fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku, po merr edhe më shumë erë, dhe tashmë kanë mbetur vetëm dy persona përgjegjës për këtë akt të rëndë të rënies së shtetit, të fundosjes së çdo standardi.

Dy personat e vetëm përgjegjës që kanë mbetur tashmë në këtë aferë, janë Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

Shefi i interpolit u kthye në detyrë, pasi gjykata e gjeti jo-përgjegjës për fshehjen e kërkesës së Interpol-Brukselit.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë  Artan Didi,qe te mbyllte gojen u dërgua me ngritje në Amerikë nga Edi Rama.

Akti i rëndë i fshehjes së kërkesës së interpolit, ky bashkëpunim i hapur me krimin, tashme ka ngelur në derën e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.

Eshtë e qartë, se një dokument i tillë, një kërkesë nga Interpoli për një deputet, mund të fshihej për muaj të tërë vetëm nga Ministri i Brendshëm me bekimin e Kryeministrit.
Ky bashkëpunim në krim, u bë për të akuzuarin për vrasje që Edi Rama e bëri deputet, për të akuzuarin që bëri fushatë për Saimir Tahirin në kombinat.

Ky bashkëpunim në krim i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, u bë për deputetin që me dëshminë e tij mbylli hetimin për Ilir Metën, i cili u akuzua nga radhët e vetë mazhorancës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.

Ky bashkëpunim në krim i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, është një nga episodet e inkriminimit masiv, dhe krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.
Ndaj Edi Rama i nxjerr pengesa dekriminalizimit, e bllokon atë.

Por skandalet nuk do të mund të mbyllen asnjëherë. Sajmir Tahiri duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën hetimit për këtë rast dhe për të gjitha rastet e tjera të provuara për lidhjet e tij dhe perfshirjen në krim.

Dekriminalizimi do të bëhet dhe përgjegjësit e akteve të rënda kriminale do të dalin para ligjit e drejtësisë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe