PD: Rama e Veliaj kundër Rrugës së Kombit
Një ditë më parë, Veliaj shpërndau në adresën e tij të internetit, një shkrim që fliste me nota negative për Rrugën e Kombit, i cili kishte për autor gazetarin, Andrea Lorenzo Capussela. Në deklaratën e PD-së theksohet se ky shkrim dëshmon qëndrimin e kreut të PS-së kundër Rrugës së Kombit.
TIRANË - Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj një shkrimi që Sekretari i Partisë Socialiste për Emigracionin dhe Rinin ka postuar dje në adresën e tij në Facebook për rrugën Durrës-Kukës.
Në deklaratën e PD-së theksohet se ky shkrim dëshmon qëndrimin e kreut të PS-së kundër Rrugës së Kombit.
“Edi Rama nëpërmjet lejtnantit të tij, shpërndau në e-maile, facebook e media një shkrim të lobeve antishqiptare mbi Rrugën e Kombit. Në këtë shkrim sërish risillet deklarimi i kreut socialist se kjo është rruga e asgjësë, dhe rruga e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve”, thuhet në reagimin e selisë blu.
Në deklaratë theksohet se; “me këtë veprim z. Rama tregoi edhe një herë, urrejtjen e tij për rrugën e kombit, rrugën e të gjithë shqiptarëve. Tregoi mashtrimin që bëri vetëm 2 muaj më parë kur u betua se Partia Socialiste nuk ka qënë asnjëherë kundër kësaj rruge”.
Sipas selisë blu, qëndrimet e PS-së synojnë njollosjen e një prej veprave më të rëndësihme në vend. “Vetëm dy muaj më pas shpërndau në të gjitha mediat shkrimin e pavlerë për të njollosur kështu veprën më të vyer e më të bukur të shqiptarëve, rrugën e kombit”, thuhet në deklaratën e PD.
Një ditë më parë, Veliaj shpërndau në adresën e tij të internetit, një shkrim që fliste me nota negative për Rrugën e Kombit, i cili kishte për autor gazetarin, Andrea Lorenzo Capussela.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46