PD: Rama është rrëzuar nga droga
nuk mund të ngrihet me gënjeshtra 

PD: Rama është rrëzuar nga droga<br />nuk mund të ngrihet me gënjeshtra 
TIRANE - Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për trafikun e drogës.Në fjalën e saj, zëdhënësja e PD Laura Vorpsi tha se Kryeministri Edi Rama nuk po mban asnjë përgjegjësi për trafikun e drogës, por sipas saj po sulmon opozitën.
 
“As festa e fëmijëve dhe as konsakrimi i Katedrales nuk e pengojnë Edi Ramën të zhytet thellë e më thellë në llumin e rrenave dhe mashtrimeve. Edhe sot ai dëshmoi që ka vendosur, si çdo ditë, të mos mbajë asnjë lloj përgjegjësie pavarësisht se është në krye të vendit të mbuluar nga droga dhe trafiqet. Nuk jep llogari për mijëra kilogramë drogë që qarkullojnë çdo ditë në Shqipëri dhe më tej në vendet fqinje, nga toka, deti dhe ajri, por sulmon opozitën. Mendon se me gojët e pengjeve të drogës të njohura botërisht si Felaj e Balla mund t’i ikë përgjegjësisë. Nuk mundet. E verte ta e ka rrëzuar. Mbetet vetëm të caktojë orën e largimit. Përndryshe do t’ja caktojë populli.” tha Vorpsi

Deklarata e PD, vjen një ditë pas provave të bëra publike në komisionin hetimor nga kryetarja Ermonela Felaj, lidhur me trafikun ajror të drogës në kohën e qeverisjes Berisha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç