PD: Rama i mohoi shqiptarëve
integrimin e tyre në Evropë
PD ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme akuzat ndaj kryesocialistit Rama se ka bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, me mosvotimin e 3 ligjeve në Parlament, të cilat ishin kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat.
TIRANE - Partia Demokratike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme akuzat ndaj kryesocialistit Rama se ka bllokuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me mosvotimin e 3 ligjeve në Parlament, të cilat ishin kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat.
“Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u dërgoi si kartolinë urimi për festat e fundvitit shqiptarëve murin e bllokimit për Shqipërinë të statusit të vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Evropian që ai dhe neobllokmenët e tij ngritën kundër interesave jetike të çdo fëmije, të riu, të moshuari, vajze, djali, burri, gruaje të këtij vendi”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.
Mosvotimin e ligjeve të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, PD e “cilësoi si atentat të rrezikshëm kundër interesave jetike të të gjithë shqiptarëve, integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.”
Në deklaratën për media, zëdhënësja Vorpsi, gjithashtu deklaroi: “Me bllokimin e statusit të vendit kandidat Edi Rama dhe neobllokmenët e tij në krye të Partisë Socialiste u mohojnë të rinjëve shqiptarë, mijëra të drejta studimi në universitet në vendet anëtare të Bashkimit Evropian me tarifa disa herë më të ulëta se ato që duhen të paguajnë sot në këto universitete vetëm e vetëm se Shqipëria nuk ka statusin e vendit kandidat.”
Në përfundim të deklaratës, zëdhënësja theksoi se “shqiptarët me 23 qershor, do të shembin murin e tij të bllokimit, ashtu siç shembën murin e izolimit të etërve të tyre bllokmenë hoxhistë.”
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.7%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21