PD: Rama i përfshirë në aferën e
arkitektit flaman, s’duhet të heshtë

PD: Rama i përfshirë në aferën e<br />arkitektit flaman, s’duhet të heshtë
Partia demokratike i kërkon kryeministrit të shprehet për skandalin e publikuar nga autoritetet belge për nisjen e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane.

Nga selia blu deputeti Luçiano Boçi tha se kryeministri Rama pasi rezultoi bllokues i kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij, tani po shfaqet edhe me aferën e korrupsionit me arkitektin e qeverisë flamane. 

Më poshtë deklarata e plotë e Luçiano Boçit

Pas zbulimit te skandalit korruptiv të Edi Ramës nga autoritetet belge me projektin e tij Atelier Albania, kryeministri ynë ka zgjedhur heshtjen.

Asnjë shpjegim prej tij, edhe pse nisja e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, i ka çuar dyshimet drejt e tek Rama.

Sipas shtypit belg, Peter Swinen, miku i Edi Ramës, i zgjedhur prej tij për të menaxhuar Atelier Albania, ka ndikuar në shpalljen e fituesit të konkursit. Ka favorizuar  mikun e tij.

Atelier Albania është punishtja e Edi Ramës nga ku do të fabrikohen interesat e tij dhe të klientelës së tij, siç ishte ai i Lungo Mares.

Eshtë zbuluar se gara për ngritjen e kësaj punishteje ka qënë e pandershme, dhe fituesi është favorizuar në mënyrë të padrejtë.

Autoritetet belge dhe mediat atje kanë kons

tatuar se asgjë nuk është rastësi, por një kalkulim i menduar mirë, që vjen prej njohjeve të hershme të arkitektit nën hetim me Edi Ramën.

Njohje që kanë nisur nga koha e Bashkisë së Tiranës, ku ky arkitekt ishte i preferuari i Ramës dhe shfaqej pas çdo projekti.

Një nga këta, Sheshi Skenderbej, një simbol i çrregullit, i kaosit, i nëpërkëmbjes së qytetarëve, që jo vetëm mbajti Tiranën të bllokuar për 4 vite por që në fund nuk parashikonte as zgjidhje për trafikun.

Miqësia me arkitektin nën hetim ka kulmuar me projektin e tij për sarajet e Edi Ramës në Surrel.

Të gjitha këto fakte të nxjerra nga autoritetet belge e shtypi belg. Por Edi Rama hesht edhe pse arkiva me skandale që lidhen me Belgjikën po pasurohet dukshëm.

Pasi rezultoi si bllokues e fshehës i kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij, tani Edi Rama po shfaqet edhe me aferen e korrupsionit me arkitektin e qeverisë flamane.

Sot asgjë tjetër nuk e lidh Edi Ramën më shumë me Brukselin, se sa skandalet e tij. Akte këto të kryeministrit, krejt të kundërta nga ato që kërkon anëtarësimi dhe qendra e Bashkimit Europian.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani