TIRANE - Partia Demokratike ka denoncuar emërimin e në krye të Avokatisë së Shtetit në Durrës një personi sipas PD të dënuar 6 muaj më parë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Zëdhënësja e opozitës Laura Vorpsi theksoi se Skerdilajd Dalipi, i cili mban postin e kryetarit të Avokatisë së Shtetit në Durrës, është dënuar 6 muaj më parë nga Gjykata e Kavajës për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Sipas zëdhënëses së PD-së si gjatë procesit por edhe pas dhënies së vendimit, i akuzuari ka vazhduar të mbajë postin drejtues qeveritar. Vorpsi akuzoi Edi Ramën se po vendos në krye të posteve drejtuese persona të dënuar nga gjykata.

"Me Edi Ramën, mund të jesh në proces gjyqësor i akuzuar për korrupsion, po mund të jesh edhe i dënuar për korrupsion, dhe sërish të ecën mbarë dhe kap një zyrë të rëndësishme të shtetit. Rreth një muaj më parë, Gjykata e Kavajës dha vendimin për Skerdilajd Dalipin, duke e dënuar me 6muaj burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Edhe gjatë procesit, por edhe pas dhënies së vendimit, i akuzuari për korrupsion është caktuar për të mbrojtur interesat e shtetit, në zyrën e Avokatit të Shtetit për Durrësin. Ky është modeli i Edi Ramës për administratën publike. Ai ia besoi avokaturën e shtetit për Durrësin, një personi që ishte nën gjykim për korrupsion, dhe vazhdon tia besojë këtë zyrë të rëndësishme të shtetit, edhe sot pas vendimit të gjykatës, që e ka dënuar me 6 muaj burgim. Kjo është etika e Edi Ramës. Kjo është marrëdhënia e tij me korrupsionin. Kjo është rilindja e shtetit." theksoi Vorpsi

faksimile
(Në foto: Faksimile e vendimit të Gjykatës së Kavajës për Skerdilajd Dalipi)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)