PD: Rama ka 5 ditë në Venecia
Krimi hedh vallen e drogës në vend
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama “për bërjen e pushimeve në një kohë kur vendi është në duart e krimit”. Këtë e ka shprehur në një deklaratë për shtyp, Koordinatorja për Mediat në PD, Silvi Bardhi. Sipas PD, pasiguria e jetës në vend është shtuar, ndërsa thekson se është në rënie të vazhdueshme ekonomia e vendit.
TIRANE- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama “për bërjen e pushimeve në një kohë kur vendi është në duart e krimit”. Këtë e ka shprehur në një deklaratë për shtyp, Koordinatorja për Mediat në PD, Silvi Bardhi. Sipas PD, pasiguria e jetës në vend është shtuar, ndërsa thekson se është në rënie të vazhdueshme ekonomia e vendit.
“U bënë sot 5 ditë që Kryeministri i vendit, Edi Rama vazhdon fundjavën e tij të gjatë turistike në Venecia.
Pasiguria e jetës është shtuar, ekonomia në rënie të përditshme, kriminelët hedhin vallen e drogës dhe kanë kapur administratën, ndërsa Edi Rama është prej 5 ditësh me pushime në Venecia.
I papërgjegjshmi kryeministër mban kumtesa për ngjyrat, por e ka zhytur vendin në krizë dhe në borxhe të panjohura më parë.
Paqëndrueshmëria dhe shëndeti i tij mendor mund të kenë nevojë për bienale por vendi ka nevojë të qeveriset me përgjegjësi të plotë.
Edi Rama gjendet në Itali, aty ku kreu i tij i Këshillit të Qarkut të Vlorës ka marrë pjesë në rrëmbimin e një fëmije, dhe prej të mërkurës ai nuk thotë asnjë fjalë për këtë akt të paprecedentë të dorëzimit të shtetit në duar kriminale. I iku parlamentit, i iku opozitës, i iku opinionit publik. Por kjo është një ikje pa kthim. Kjo është në të vërtetë rënia e kryeministrit më të papërgjegjshëm që ka pasur ndonjëherë vendi dhe Partia Socialiste”, tha Silvi Bardhi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18