Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi permes një deklarate për mediat ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjarët e minatorit 51-vjeçar që humbi jetën në një aksident brenda galerisë 1050 të zonës D në Bulqizë, theksoi se qeveria vijon të tregojë mungesë ndjeshmërie, mungesë masash për siguri e kushte të mira pune, duke i lënë minatorët në harresë.
Deklarata e plotë e Albana VokshitPartia Demokratike shpreh keqardhjen për vdekjen e minatorit Mehmet Dardha sot në Bulqizë dhe ngushëllon familjarët e tij.
Ne duam të denoncojmë sot neglizhencën dhe braktisjen totale nga qeveria të minatorëve, kësaj kategorie në risk të vazhdueshëm që punojnë në kushte shpesh ekstreme për të mbajtur familjet e tyre.
Prej dy vitesh, numri i minatorëve që kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës ka arritur në nivele të frikshme, dhe megjithëse ngjarjet e rënda po përsëriten, qeveria dhe Edi Rama vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie, mungesë masash për siguri e kushte të mira pune, duke i lënë minatorët në harresë.
Ngjarjat dramatike dhe qëndrimet e qeverisë po vërtetojnë hipokrizinë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, të cilët kur ishin në opozitë nxitonin të përfitonin politikisht për çdo vdekje minatori dhe përbetoheshin se ata do ta ndryshonin gjendjen e tyre. Sot ka përkeqësim, dhe për dy vite ka 23 jetë të humbura nëpër galeri, më shumë se në dy dekada sëbashku, dhe Edi Rama nuk gjen asnjë minutë kohë as për të shprehur ngushëllime.
Edi Rama mashtroi minatorët dhe i shfrytëzoi edhe ata si shumë të tjerë, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet. Sot, ai nuk do t’ia dijë se çfarë ndodh as nën tokë dhe as mbi tokë me qytetarët e vendit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.5%
-
Të gabuar
81.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liga e Kombeve/ Anglia publikon listën, rikthehet Jude Bellingham
4 Tetor, 15:01
-
Ushqimet e pasura me fibra, rëndësia e tyre për shëndetin dhe sistemin tretës
4 Tetor, 14:59
-
Nëndeklarimi i pagave godet dhe buxhetin, 4.5 mln euro më pak vetëm në 3 muajt e verës
4 Tetor, 14:57
-
BBC anulon intervistën me Boris Johnson pas një gabimi 'të turpshëm'
4 Tetor, 14:57
-
Zien rrjeti! Edhe Selena Gomez ka qenë pjesë e festave të P.Diddy-t?
4 Tetor, 14:53
-
Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm
4 Tetor, 14:51
-
Moti i keq/ Përmbytet oborri i shkollës ‘Kosova’ në Lezhë, nxënësit e mësuesit nxirren me makinë nga punonjësit e bashkisë
4 Tetor, 14:49
-
Moti i keq/ Përmbytet rruga pranë shkollës 9-vjeçare ‘Martin Camaj’ në Shkodër
4 Tetor, 14:44
-
Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve
4 Tetor, 14:42
-
‘S’e pranoj as Berishën, as Bardhin’, Açka për Report Tv: U largova nga PD se nuk u bëra ushtare e kazermës! Kaosi, rrugë e gabuar
4 Tetor, 14:36
-
Dopingu i Sinner, Novak Djokovic: Të zgjidhet sa më parë, s’funksionon sistemi
4 Tetor, 14:34
-
Lideri suprem i Iranit: Vendi ynë dhe aleatët tanë nuk do të zmbrapsemi nga Izraeli
4 Tetor, 14:24