TIRANË - “Tani që Rama është në autobus, në Shqipërinë dixhitale bëhen të mundura edhe konferenca shtypi në autobus”, ka ironizuar Partia Demokratike në deklaratën e sotme, duke i kundërvënë ankesave të opozitës: “Shqipërinë dixhitale”.
Zëdhënësja PD-së renditi më pas përdorimin e internetit në Shqipëri në mbi 60%. Shqipëria është e dyta në botë për gatishmërinë e rrjetit. Të rinjtë shqiptarë lundrojnë në internet njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara.
Regjistrimi i pronave të patundshme dhe ankesat mund të bëhen online. Taksat mund të paguhen online, prokurorimet publike janë elektronike, qeverive lokale u kërkohet të përdorin prokurorimin elektronik. Po ashtu sistemi noterial, regjistri civil, regjistri kombëtar i biznesit është dixhital, sistemi i thesarit online, mund të aplikohet në një universitet online. Qytetarët mund të përdorin më shumë shërbime qeveritare online. Jemi duke kaluar biznesin në aplikime online nga celulari personal”, ka përmendur nga selia e PD-së, zëdhënësja e kësaj partie, Laura Vorpsi.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com