PD: Rama kërkon ndihmë për tërmetin ndërkohë që i mungojnë 260 mln dollarë në buxhetin e shtetit! Bleu avion privat

TIRANE- Edhe njëherë tjetër drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për faktin se në buxhetin e shtetit mungojnë 260 milionë dollarë për vitin 2019. Teliti tha se Rama ka kërkuar ndihma prë të rimëkëmbur vendin pas tërmetit, ndërkohë që vet rrit shpenzimet e luksit, ndërkohë që shprehet se kreu i qeverisë tashmë është pajisur edhe me avion privat. Ai premton se PD do të mundësojë shumë shpejt ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë përmes taksave të ulëta dhe pa kontrolle gjobëvënëse.

"Edi Rama i gënjeu dhe i mashtroi shqiptarët, kur erdhi në pushtet,  duke u premtuar mirëqenie dhe një jetë më të mirë. 7 vjet më pas, shqiptarët janë më keq, ndërsa Edi Rama jeton në luks, duke u pajisur edhe me një avion privat.

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve në funksionin të pasurimit të vet dhe të një grushti oligarkësh, Edi Rama ka vazhduar ta rrënojë çdo vit ekonominë e familjeve shqiptare.

Me 260 milionë dollarë që ​i mungojnë arkës së shtetit për vitin 2019, kryeministri i votave të vjedhura është rekordmen i korrupsionit dhe paaftësisë.

Të kërkosh nga njëra anë ndihmë financiare nga donatorët ndërkombëtarë për demet e tërmetit dhe, nga ana tjetër, t’i shkaktosh vendit një tërmet korrupsioni me 260 milionë dollarë të munguar në buxhet, do të thotë tallje me shqiptarët dhe me vendet mike.

Analiza e të dhënave të sapopublikuara tregon për një gjendje alarmante të korrupsionit, kontrabandës dhe varfërisë. Nga 260 milionë dollarë, 190 mungojnë vetem nga doganat dhe tatimet.

Por Edi Rama është një dështim katastrofik edhe me treguesin kryesor të ekonomisë, tvsh-në. Çdo gjë flet për krizë konsumi, krizë ekonomike, korrupsion, evazion dhe paaftësi në qeverisje.

Paratë nuk vijnë në arkën e shtetit dhe pasojat janë të qarta. Nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, shtresat në nevojë vazhdojnë të jenë të braktisura, investime ka gjithmonë e më pak. Investimet 2019 ishin edhe më keq se viti paraardhës. Janë 34 milionë dollarë më pak investime në rrugë, në shkolla, në spitale, në bujqësi.

Luksi qeveritar është i vetmi tregues me rritje në qeverinë e Edi Ramës, të kalbëzuar nga korrupsioni. Për zyra luksoze, hotele të shtrenjta, udhëtime me avionë privatë, fasada luksi janë shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, duke e shndërruar qeverinë e korruptuar të Ramës në simbolin e kap ça t’kapësh.

Shqipëria nuk e meriton këtë plaçkitje në grahmat e fundit të këtij pushteti të vjedhur e të korruptuar. Shqiptarët meritojnë të kenë një jetë më të mirë, të sigurojnë mirëqenie dhe siguri për fëmijët.

Me votën e lirë dhe zgjedhjet e lira e te ndershme do të mundësojmë shumë shpejt ndryshimin për të cilin vendi, ekonomia dhe çdo qytetar ka nevojë.

Me taksa te ulëta, me procedura te thjeshtuara dhe pa kontrollet abuzive gjobëvënëse, me luftë të hapur ndaj evazionit dhe çdokujt që abuzon me paratë e taksapaguesve të ndershëm, me mbështetje të duhur financiare ndaj sektorëve prioritarë, do të zhvillojmë ekonominë dhe do të sigurojmë mirëqenie për shqiptarët", deklaroi Teliti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xha teme: 21/02/2020 15:32

    Ububuja Dor Teliti ky Mullah Omar i Likes me te Meta paska kaluar nga Lesheli te breket e Lulash Vicidolit. O vemja Teliti qe smund te vegjetosh vecse neper pusetat e ujrave te zeza te politikes tribale. Shikojeni sa eshte trashur nga qafa si gic qe ushqehet me trahanane dhe persheshin e kuzhines kriminale te SHQUP-it

    Përgjigju
  • ARISTIDH: 21/02/2020 15:25

    ho me vllai, e hongre legenin me makarone per mjes?

    Përgjigju
  • Tironci: 21/02/2020 14:08

    Turp genjeshtare po tregoni sifatet tuaja qe keni bo ju per 8 vite qe shkatrruat Shqiperine dhe populli ju ndershkoj ne 2013,per vrasesa dhe hajduter te ndyre dhe shpifsa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia