PD: Rama, lot krokodili për emergjencën

PD: Rama, lot krokodili për emergjencën
TIRANË – Në reagimin e saj, Partia Demokratike akuzon kryesocialistin Rama se po gëzon pas problemeve të krijuara nga fatkeqësia natyrore e dëbora masive në mbarë vendin.
“Si në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore, të përmbytjeve, njeriu që dikur bënte grevë urie për të bllokuar liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, këto ditë duket se fërkon duart e hedh lot krokodili, duke shpresuar se do të mundë të nxjerrë përfitime politike nga një fatkeqësi natyrore që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë por edhe të gjithë Evropën, në të cilën kanë humbur jetën mbi 620 persona”, than ë deklaratën për shtyp zëdhënësja, Albana Mustafaraj.
Partia Demokratike i bën apel kryesocialistit se këto qëndrime dhe sulme në kohë të fatkeqësive natyrore, dëshmojnë vetëm primitivizmin e moralit njerëzor dhe pregatitjen për disfatën përfundimtare që meriton.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët