Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat foli për takimin e organizuar nga kryeministri, Edi Rama në Durrës bashkë me ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Shëndetësisë. Boçi i cilësoi Saimir Tahirin dhe Ilir Beqen “simbole të krimit dhe korrupsionit”, ndërsa Rama tha se është kryeministri më i korruptuar i Ballkanit.
Deklarata:Edi Rama e ndoti edhe më shumë sot opinionin publik me një lum mashtrimesh, kur u shfaq në mes të dy simboleve; simbolit të korrupsionit, Ilir Beqa, dhe simbolit të krimit, Saimir Tahiri.
Me regji qendrore vazhdon të marrë orë të tëra në ekrane me një përrallë që e jeton vetëm ai dhe 40 hajdutët e tij.
Çdo shqiptar e di sot, se ai është kryeministri më i korruptuar në Ballkan me qeverinë më të korruptuar në Ballkan.
Çdo shqiptar e di se kjo është qeveria e beqës së 28 tenderave që ka marrë për veten e tij me 11 milionë euro, e beqës së qindra milionë eurove me koncesionet në shëndetësi për miqtë e kryeministrit.
Çdo shqiptar e di që kjo është qeveria e Tahirit, i rrethuar nga çdo anë me lidhjet me bandat e trafikantët, i kapur, i provuar me fakte e dëshmi, si shërbëtor i mafias, deri në djegien e provave në laboratorin kriminalistik për interesat e tyre.
Dhe sot Edi Rama na tregoi se këto simbole të korrupsionit e të krimit janë gjymtyrët e tij, janë thjesht dorasët e punëve të pisëta, pasi ai vetë qëndron në krye. Ai është kumbari.
Ndërkohë që jeton përrallën me 40 hajdutët e tij, nuk ka rritur me asnjë qindarkë shpërblimin për 600 mijë pensionistë.
Papunësia është shtuar me 3 përqind, pra ka shkuar në nivelin më të lartë në rajon me 17.3 përqind, ku vetëm rinia është 32 përqind e papunë sot.
Për dy vite e çoi në 73 përqind borxhin publik.
35 vende humbi Shqipëria në raportin më të rëndësishëm të Bankës Botërore.
Vetëm në 9 muajt e fundit janë vjedhur 231 milione dollarë në dogana e tatime.
Këto janë dy vitet me Ramën, një gërshetim i hajdutërisë me krimin. Një shtet ky i korruptuar e kriminal, që i ka zënë frymën vendit, të cilin duhet dhe do ta pastrojmë bashkë me qytetarët.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
74.9%
-
Normal
19.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
Elenita Roshi merr drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar
7 Janar, 22:38
-
Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!
7 Janar, 22:30
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Radhë të gjata mjetesh në Portin e Vlorës për t’u imbarkuar në tragetin drejt Brindisit, shkak kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare
7 Janar, 22:02
-
Debati në Report TV/ Juristi Karaj: Meta është ‘kurban i reformës në drejtësi’, e ka kuptuar se ka prova dhe s’është çështje politike! Çaça: PL rrezikon
7 Janar, 21:58
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Nju Jork, apeli hedh poshtë kërkesën e zotit Trump për të bllokuar dhënien e dënimit më 10 janar
7 Janar, 21:45
-
'Grenlanda nuk shitet', kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull
7 Janar, 21:32
-
Hetimet për Donald Trump, gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm
7 Janar, 21:32