“Shqiptarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se Edi Rama s’ka ndërmend të mbajë asnjë premtim që u dha qytetarëve para 23 qershorit.
Mes shumë premtimeve prej të cilave ka hequr dorë, është dhe ngritja e një ministrie të veçantë për emigracionin. Por jo vetëm kaq, Edi Rama gënjeu publikisht duke deklaruar se nuk e ka premtuar një gjë të tillë. Edi Rama mashtroi në këtë mënyrë rreth 1 milion qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë territorit shqiptar, duke faktuar se për të interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo t’u shërbeje qytetareve”, deklaroi zëdhënësja ëe PD Laura Vorpsi.
Njeherësh i bëri dhe dy pyetje Ramës. “A keni deklaruar ju zoti Rama për gazetat shqiptare të Athinës, citoj: “Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të veçantë për emigracionin, ministri në të cilën do punësohen elementë të spikatur prej emigracionit”?!”, pyet Vorpsi. Duke deklaruar që Edi Rama duhet të kërkojë falje.
Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)