PD: Rama në depresion, më 21 
qershor do të marrë ndëshkimin

PD: Rama në depresion, më 21 <br />qershor do të marrë ndëshkimin
TIRANË - Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Partisë Socialiste se Basha vë në siklet kandidatin e tij për Tiranën pasi nuk ka bërë asgjë për Tiranën. PD në reagimin e saj shprehet se  Basha i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian.

Më tej PD thekson se Revolta popullore e ka futur sot në depression Edi Ramën por është e sigurt se me ndëshkimin që do marrë me 21 Qershor.

"Sot nuk ka qytetar të Tiranës apo shqiptar që nuk e di që Lulzim Basha i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj. Ndërsa Edi Rama si kryebashkiak betonizoi Tiranën, si kryeministër është përgjegjës për papunësinë, varfërinë, mjerimin, pasigurinë dhe eksodin. Por përgjigjen më të mirë do ta japin qytetarët më 21 Qershor.  Qytetarët shqiptarë pyesin sot ku është Edi Rama? Pse nuk ballafaqohet me popullin e tij? Pse fshihet nëpër salla të errëta ku prezanton kandidatët larg syve të qytetarëve? Revolta popullore e ka futur sot në depression Edi Ramën por është e sigurt se me ndëshkimin që do marrë me 21 Qershor, nuk do të ketë doktor që ta marrë në dorë."- thuhet në reagimin e PD. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar