PD: Rama nis aferën e stadiumit
'Qemal Stafa',  ikën si sheik në Francë

PD: Rama nis aferën e stadiumit<br />'Qemal Stafa',  ikën si sheik në Francë
Partia Demokraktike vijon me akuzat ndaj Kryeministrit Rama për çështjen e stadiumit ‘Qemal Stafa’. Sipas PD-së Rama ka nisur me aferat e stadiumit, duke prishur në mënyrë të paligjshme ansamblin në fasadën e Qemal Stafës, pjesë e trashëgimisë kulturore.

Deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa 

Në pak ditë, Edi Rama ka shfaqur tre tipare të sundimit prej oligarku.


Nisi aferën e kullës dhe qendrës tregtare në mes të Tiranës, duke prishur në mënyrë të paligjshme ansamblin në fasadën e Qemal Stafës, pjesë e trashëgimisë kulturore.

Lë pas rrënojat mbi të cilat do të ngrihet një prej bizneseve më fitimprurëse në Tiranë, ku ai me klientin e tij bëhen pronarë të përjetshëm të 70 mijë metrave katrorë, dhe ikën për vete në Francë bashkë me ministra e deputetë për të ndjekur kombëtaren.

Ndërkohë si asnjëherë tjetër, shqiptarët nuk mund ta përcjellin kombëtaren e tyre nga ekrani i Televizionit Publik, ose siç njihet ndryshe nga mbarë qytetarët, OLSI TV, por duhet të paguajnë për të parë ndeshjet e skuadrës së zemrës.

Nuk gjen dot një republikë sahariane ku sunduesit të kryejnë në pak ditë akte të tilla korruptive dhe kundër qytetarëve të tyre.

Por është Edi Rama që i bën paturpësisht.

Asnjë transparencë për kontratën e stadiumit dhe si u zgjodh kompania fituese, shkel ligjin për trashëgiminë kulturore, u ndalon shqiptarëve të shohin kombëtaren në ekranin për të cilin paguajnë taksat, dhe sigurisht nuk tregon se ku i merr paratë për udhëtimin e qendrimin prej sheikësh në Francë, ai dhe hajdutët ministra që e rrethojnë.

Eshtë në dorën e qytetarëve ta ndalin këtë sundim të korruptuar e kriminal, këtë oligarki që rend pas luksit e qejfit, ndërkohë që populli është në krizë, në skamje, në varfërinë më të madhe të 26 viteve.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij