TIRANE - “Rama nuk e pranon Vlorën reale, por vetëm atë të gënjeshtërt”- u shpreh në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e PD disa orë pas vizitës së Ramës në qytetin bregdetar, nga ku premtoi se do të zgjidhet çështja e pronësisë për gjatë gjithë vijës bregdetare dhe do jepte çertifikata pronësie për të gjithë fermerët e zonës.

PD mohoi akuzat e Ramës se Vlora është lënë pas dore gajtë këtyre viteve të qeverisjes së tij.

 “Rama sot bëri rolin e Nastradinit kur u tha vlonjatëve se Berisha i ka injoruar tërësisht, paçka se kur u nis për të drekuar tek dajo Kolekët arriti tek pronat e tyre përmes një rruge të standardeve europiane, që dajot e tij nuk e ndërtuan kurrë për 50 vjet. Vlora e sotme e Edi Ramës është Vlora e gënjeshtërt, sepse ajo ka një port dy herë më të madh se në kohën kur qeverisnin socialistët. Madje, vetëm pak kilometra nga Vlora e izoluar është dhe një port jahtesh ku janë parkuar edhe jahtet e disa deputetëve të tij”- tha Vorpsi.

PD: RAMA E GJIKA BENOTINZUAN VLOREN
Ndërsa fjalës së Ramës se do të bllokonte betonizimet PD u kundërpërgjigj se “ Rama gajasi vlonjatët kur u zotua se do të bllokonte të gjitha ndërtimet pa leje në Vlorë, duke pasur në krah Shpëtim Gjikën, autorin e vetëm të betonizimit të bregdetit të Vlorës, me firmën e të cilit janë ndërtuar pallatet dhe vilat e deputetëve socialistë”.

Sipas zëdhënëses PD investimet e bëra nga qeveria në infrastrukturën rrugore, në ujësjellësa e kanalizime, në rrjetin energjetik, në fermat dhe fermerët, në shkolla, spitale dhe qendra shëndetësore, janë mbi 600 milionë euro, që do të thotë 6 herë më shumë se qeveritë socialiste.

(ad.ti/sg/shqiptarja.com)