PD: Rama nuk pati zor të deklaronte
se nuk ka kriminelë në parti 

PD: Rama nuk pati zor të deklaronte<br />se nuk ka kriminelë në parti 
Partia Demokratike ka reaguar në një njoftim për median në lidhje me Kryeministrin Edi Rama në fjalimin që mbajti në mbledhjen me gratë socialiste. Në njoftim thuhet se Edi Rama nuk pati zor të të deklaronte se nuk ka kriminelë në partinë e tij.

“E thotë ditën kur çdo shqiptar, dhe veçanërisht çdo grua, vajzë, nënë, pret nga Edi Rama një ndjesë, një falje, pse ai mban në pushtet, vazhdon ta ushtrojë pushtetin me përdhunues e tutorë”, shkruhet në deklaratën e PD.

Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike 

Për Edi Ramën, tipat si: tutorë, përdhunues, trafikantë droge, rrëmbyes personash, vrasës, nuk janë kriminelë. Edhe sot, në një mbledhje me gratë socialiste ai nuk pati zor të deklaronte se kriminelë nuk ka në partinë e tij.

E thotë ditën kur çdo shqiptar, dhe veçanërisht çdo grua, vajzë, nënë, pret nga Edi Rama një ndjesë, një falje, pse ai mban në pushtet, vazhdon ta ushtrojë pushtetin me përdhunues e tutorë.

Nuk kërkon ndjesë, nuk u zë as emrin në gojë. Ndërkohë që rroshi e bushi, prenga e ndoka, e dhjetra e qindra si këta që gjenden në krah të Edi Ramës, janë plagët e realitetit sot.

Në atë sallë ku ishin mbledhur gratë socialiste, mungojnë dy zonja nga Lezha. Mungojnë sepse u larguan me dhunë nga lista e deputetëve për ti hapur rrugën Arben Ndokës, i dënuar me 7 vite burg në Itali për prostitucion dhe rrëmbim personi.

Mirëpo kjo nuk bën më përshtypje në forumet e Edi Ramës, kaq shumë e ka vënë mbi parti rrasën e inkriminimit, e ka kthyer në model, në trend, në orientim.
Në vend se gratë të kërkonin llogari për dy zonjat nga Lezha që janë përjashtuar për ti lënë vendin trafikantit të femrave, në vend se ti thonin ku e ke vendimin për shkarkimin e Rroshit të dënuar në Itali për përdhunim në grup, ato ulin kokën dhe dëgjojnë kakarisjen e fëlliqur të atij, pikërisht të atij që e mbushi partinë me kriminelë.
Jo vetëm partinë po zyrat publike, institucionet, parlamentin.

Ku janë kriminelët? Në çdo zyrë të pushtetit të Edi Ramës. Nuk ka shqiptar që nuk e di këtë, nuk ka shqiptar që nuk i njeh. Vetëm një e mohon. Autori, krijuesi, ai që i qemtoi me dorën e tij, i mori për të ardhur në pushtet e për të ndarë sot me ta pushtetin. Edi Rama ka zgjedhur të sfidojë shoqërinë, ligjin, dekriminalizimin, cdo normë morali në vend, duke afruar me shpejtësi fundin e tij, e bashkë me të të tutorëve, vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve të drogës.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi