PD:Rama nxjerr nga banesa ish të
persekutuarit,për interesa personale

PD:Rama nxjerr nga banesa ish të<br />persekutuarit,për interesa personale
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama ka shpronësuar me forcë e në kundërshtim me ligjin dy ish të persekutuar në Sarandë.
 
Sipas Ristanit, ky shpronësim është bërë për qëllime personale e korruptive, ndonëse ligjërisht prona i është njohur familjes Nesturi në vitin 1992, ndërkohë që tani prona e tyre pretendohet nga shteti rumun. Ristani ka shtuar se Rama ia ka premtuar atë ish kryeministrit të Rumanisë që gjendet në burg.
 
Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky vendim, që parashikon largimin e familjes Nesturi nga banesa me pretekstin se do të shpronësohen.
 
Ja deklarata e tij
Edi Rama, nën paranojën e liderit botëror, nën paranojën e njeriut mbi ligjin, nën paranojën e të qënit vet zot e vet shkop, ka vendosur të shpronësojë me forcë e në kundërshtim me ligjin, dy ish të persekutuar në Sarandë, në moshën 80 vjeçare dhe vajzën e tyre, aspak për interesa publike, por thjesht për trille personale e korruptive.
Kjo pronë i është njohur familjes Nesturi dhe i është dhënë në vitin 1992 me ligjin e kthimit të pronave.
Ndërtesa ku banon familja Nesturi në Sarandë, pretendohet nga shteti rumun.
Pas një kalvari prej 400 seancash gjyqësore, familja Nesturi arriti ta ruajë dhe ta mbajë pronën e vet edhe  me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë.
Por nuk ka gjykatë që ndal vrullin e Edi Ramës, i cili,  mesaduket, ia ka premtuar këtë pronë ish-kryeministrit rumun i cili gjendet në burg për korrupsion, dhe ka vendosur të shkelë parimet, dinjitetin dhe pronën e një familje shqiptare për hir të interesave personale.
Kur Gjykata e Lartë i dha të drejtë familjes Nesturi, Edi Ramës nuk i mbeti rrugë tjetër, veçse tani të bëjë shpronësim për këtë objekt.
Papritur, familjes Nesturi i vjen një lajmërim nga Ministria e Jashtme se duhet të lënë shtëpinë se do shpronësohen, dhe kjo në kundërshtim të hapur me Kushtetutën,  ligjin dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, të cilat parashikojnë shpronësimin e pronës së individit vetëm në rastet e interesit publik dhe shpërblimit të drejtë.
Çfarë interesash publike kanë shqiptarët që të shpronësojnë familjen Nesturi, në Sarandë, për llogari të shtetit Rumun?
Asnjë interes publik nuk ka, së paku asnjë interes publik nuk është arsyetuar nga aktet e administratës shqiptare, përveçse i do qejfi Edi Ramës.
Tashmë Edi Rama e ka marrë vendimin dhe e ka botuar edhe në fletoren zyrtare.
Partia Demokratike e konsideron një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut, dhe i bën thirrje qeverisë të tërhiqet para këtij akti kriminal kundër dy ish të persekutuarve 80 vjeçarë dhe vajzës së tyre.
Partia Demokratike do të jetë në krah të kësaj familje.
Ne e konsiderojme rastin si kauze të lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.
Partia Demokratike denoncon dhe angazhohet të mos lejojë zhbërjen e shtetit ligjor, arbitraritetin, arrogancën dhe vendosjen e shtetit në shërbim të bandës në pushtet.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital