PD: Rama, qeveri tejet të fryrë
dhe "fshesë" mbi administratën
PD-ja ka reaguar menjëhërë pas publikimit të strukturës së re të qeverisë, të publikuar sot në mesditë nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Deputeti demokrat Gerti Bogdani e ka konsideruar atë strukturë si tejet të fryrë dhe me kosto të lartë.
TIRANË – Partia Demokratike ka reaguar menjëhërë pas publikimit të strukturës së re të qeverisë, të publikuar sot në mesditë nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Deputeti demokrat Gerti Bogdani e ka konsideruar atë strukturë si tejet të fryrë dhe me kosto të lartë. Nga ana tjetër, ai ka denoncuar, “fshesën” e paralajmëruar në administratën publike nga Rama duke përfunduar se PD-ja do të jetë në mbrojtje të interesave të taksapaguesve shqiptare për abuzimet që po i bëhen fondeve publike si edhe administratës shtetërore që rrezikon të pushohet.
"Edi Rama faktoi sot se pazari për ndarjen e "gjahut" të 23 qershorit do të rëndojë dhimbshëm mbi xhepat e shqiptarëve,"- tha Bogdani. - "Pavarësisht prej përpjekjes amatore për të fshehur fryrjen e pashembullt të shpenzimeve, fatura e kripur e këtij projekti anti-institucional, është zullumi i rradhës i koalicionit të mashtrimit për shqiptarët dhe vendin. Ky koalicion vendos rekordin historik si i vetmi sot në botë që po nis punën jo duke shkurtuar, por duke rritur koston financiare të qeverisjes që ditën e tij të parë.
Po sot, kryesocialisti konfirmoi edhe projektin e spastrimit dhe fshesës mbi administratën publike duke dëshmuar mendësinë e zakoneve dhe veseve të vjetra. Edi Rama është i vetmi politikan në Europë që e nis punën duke projektuar pushime masive të punonjësve të administratës publike dhe zëvendësimin e tyre me militantë të rekrutuar në zyrat e PS-së.
Partia Demokratike denoncon fshesën anti-institucionale kundër administratës publike si dhe mekanizmin e grabitjes së taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet fryrjes shokuese të numrit të ministrive.
Partia Demokratike është e vendosur të mbrojë me çdo mjet ligjor dhe politik, qytetarët shqiptarë nga abuzimi me taksat e tyre dhe punonjësit e administratës publike nga fshesa anti-ligjore e paralajmëruar,"- përfundoi Bogdani.
Sot në mesditë, Rama publikoi strukturën e qeverisë së re që do të drejtojë duke filluar nga muaji shtator.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35