TIRANE- Një ditë pas shfaqjes së një fotoje të ish-diktoatorit Enver Hoxha në sfond gjatë homazheve pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të distancohet urgjentisht nga akti i poshtërimit të shqiptarëve.
Përmes një prononcimi për shtyp Laura Vorpsi e PD-së thotë se ”23 vjet pas rrëzimit të diktatorit më të egër të europës, Edi Rama e rilindi dje Enver Hoxhën, duke bërë homazhe për të dhe nën shoqërinë e tij.”
“Prania e fotos së Enverit në ceremoninë e kryeministrit, është rënia e të gjithë skrupujve dhe shfaqja e fytyrës së vërtetë politike të kryeministrit të sotëm.
Ky provokim i qëllimshëm, i pabesë, në mes të ditës, është bërë me porosinë dhe nën regjinë e Edi Ramës.
Shihni faqen zyrtare të Kryeministrit në facebook, fotoja e parë e ceremonisë është ajo ku duket Enver Hoxha.
Sot kryeministri ka ikonë të tijën Enver Hoxhën, dikatorin me duart më të përgjakura në gjithë botën, për frymë popullsie.”- thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së
Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama të distancohet urgjentisht nga akti i poshtërimit të shqiptarëve.
“Partia Demokratike, i kërkon Kryeministrit të kërkojë falje sot, tani, pa kaluar as edhe një orë më shumë, të gjitha familjeve shqiptare e të gjithë shqiptarëve që kanë vuajtur drejtpërdrejt regjimin gjakatar të Enver Hoxhës.
Por Edi Rama duhet të kërkoje ndjesë para gjithë kombit, për ringjalljen e simbolit të urisë, të dhunimit të drejtave të njeriut, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të ndalimit të fesë, të shkatërrimit të ndërgjegjes dhe lirisë për 50 vite. “
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com