TIRANË –Partia demokratike e ka akuzuar liderin e opzoitës se ai flet për një program taksash që nuk e njeh as vetë duke iu referuar një interviste që Rama dha mbrëmë në një television kombëtar.
Deputeti demokrat Gerti Bogdani tha sot se “ pamë akoma më shumë deklarata të inatosura dhe retorika boshe të Edi Ramës e ende asnjë plan të vetëm konkret për të krijuar vende pune ose për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në fakt, çdo herë që Rama u pyet për të detajuar ndonjë zgjidhje specifike, ai sulmoi për t'u mbrojtur, duke kërcënuar se do të largohej nga studio në vend që t’i përgjigjej pyetjeve të qytetarëve.
Sërish, Edi Ramës iu bë pyetja e thjeshtë “si”? Si do ta financojë ai monopolin qeveritar të kujdesit shëndetësor? Si do ta ulë krimin? Sa do t’i rrisë ai taksat? Dhe sërish, Rama refuzoi të përgjigjej – sepse Edi Rama nuk ka asnjë plan dhe asnjë zgjidhje për të ndihmuar qytetarët e thjeshtë”, - përfundoi Bogdani.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com