TROPOJË - “Edi Rama nuk i ka bërë llogaritë mirë me qytetarët dhe sidomos me qytetarët e Tropojës që po i dhunon duke i larguar nga puna, dhe duke futur edhe persona me precedent penal. Policia e shtetit dhunon të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve duke i mbajtur në dhomat e izolimit vetëm për një arsye sepse këta janë mbështetës së Partisë Demokratike”,- tha Kreu i departamentit për të drejtat e njeriut në PD , Ervin Salianji gjatë një proteste në Tropojë me banorë të zonës.
Banorë të Tropojës kanë protestuar për situatën ekonomike, por edhe për atë që ata e kanë quajtur ndërprerje arbitrare të energjisë elektrike.
Ndërsa qytetarë të ndryshëm kanë deklaruar problemet e tyre të ndryshme si problemet me ndërprerjen e energjisë, apo pensionet, deputeti i PD, Besnik Duzha deklaroi se Tropoja është në ditët më te zeza që ka kaluar ndonjëherë.
“Qindra familje janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike me pretekste qesharake se ka një televizor apo një frigorifer në shtëpi. Shumë pensionistë e u është bllokuar apo heq pensioni me arsyen se gjoja do t’u verifikohet, kur ka pensionistë që kanë dalë prej 20 vitesh në pension. Asnjë investim nuk ka në Tropojë dhe e gjej momentin ti bëj thirrje Edi Ramës që të heqë zullumin nga Tropoja, të largojnë forcat e policisë. Të merret me nevojat e Tropojës, me hallet e Tropojës sepse Tropoja është në ditët më te zeza që ka kaluar ndonjëherë”,- tha deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Duzha.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.5%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin
9 Tetor, 23:18
-
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë
9 Tetor, 22:57
-
'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik
9 Tetor, 22:52
-
VIDEOLAJM/ Uragani Milton drejt Floridës, Biden: Do të jetë stuhia e shekullit
9 Tetor, 22:51
-
'Organizata Gulen ka eksponentë edhe në ushtri', eksperti: Janë të rrezikshëm për një demokraci të brishtë si Shqipëria
9 Tetor, 22:35
-
Erdogan nesër për inaugurimin, nënkryetari i KMSH-së: Xhamia e Namazgjasë do ta menaxhojë fondacion i kryesuar nga Myftiu i Tiranës
9 Tetor, 22:25
-
'Erdogan po vjen si Kalif', ish kreu i arkivave: Turqia nuk mund të na diktojë politikën e brendshme
9 Tetor, 22:16
-
Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani
9 Tetor, 22:08
-
Vlorë/ Dhunohet polici bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit
9 Tetor, 22:01
-
Moti i keq/ Reshje intensive shiu në Lezhë, vërshojnë përrenjtë në zonën e Zadrimës! Disa banesa të përmbytura, evakuohet një familje (VIDEO)
9 Tetor, 21:53
-
Anulohet seanca e nesërme plenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Ishte duke ecur, makina përplas të moshuarin në Lushnjë! Autori largohet nga vendi i ngjarjes
9 Tetor, 21:32