PD: Rama s’u kërkoi falje qytetarëve
për 3 ligjet, vijoi me heshtjen e fajtorit

TIRANE- Partia Demokratike sulmon kreun e Partisë Socialiste për faktin se nuk ka reaguar lidhur me 3 ligjet e integrimit, të miratuara dje në Kuvendin e Shqipërisë. Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, zëdhënësja Laura Vorpsi tha se “Rama po vijon takimet me qytetarët, por në vend që të kërkojë falje që bllokoi 3 ligjet për Europën pa asnjë arsye, ai vazhdoi me heshtjen e fajtorit!”
 
“Sot, si gjithmonë i çoroditur, Edi Rama vazhdoi me organizimet gju më gju me militantët që i thurin lëvdata dhe komplimente, në vend të ballafaqimit direkt me qytetarët! Në vend të kërkimit falje nga qytetarët që bllokoi 3 ligjet për Europën pa asnjë arsye, Rama vazhdoi me heshtjen e fajtorit! Në vend të marrjes së përgjegjësisë për veprimet e tij, Rama gjithmonë mundohet të fshihet dhe të largohet nga skena e krimit”, tha Vorpsi.
 
Duke iu referuar takimeve që kryetari i PS-së ka zhvilluar sot me qytetarët në disa zona të Tiranës, zëdhënësja e PD-së tha se “Rama duhet t’u kërkojë falje qytetarëve edhe për rritjen e taksave”.
 
“Në vend të kërkimit të faljes për rritjen e taksave, Rama u mundua ta mbulonte me shpresën se qytetarët do ta harronin, por qytetarët e Tiranës do ta mbajnë mënd gjithmonë se Rama është një rritës taksash serial! Rama rriti taksën e reklamës për biznesin me 300%. Rama rriti taksën e biznesit të vogël për pastrim me 500%. Rriti taksën e pastrimit për biznesin e madh me 223.000 Lek në vit. Rama rriti taksën e tabelës për biznesin me 50% . Rama rriti taksën e tavolinës së restoranteve me 400% . Madje Rama sajoi edhe një taksë të re për të fjetur në hotel dhe rriti edhe taksat për familjet. Rama rriti taksën e gjelbërimit për familjet me 250% dhe taksën e pastrimit për familjet me 5000%”, u shpreh Vorpsi.
 
Duke vijuar akuzat ndaj kreut të PS-së, Vorpsi shtoi se “Rama i dyfishoi taksat si Kryebashkiak. Historiku i Ramës është i bazuar tek rritja e taksave dhe shkatërrimi i vendeve të punës. Madje ai edhe protestoi, vetëm e vetëm që të rriste taksat!
Këto janë fakte, dhe nuk ka rëndësi se sado që të mundohet të vrapojë Rama nga historiku i tij, nuk mund të distancohet nga veprimet që ai vet i ka kryer”.
 
Ndërkaq, Vorpsi tha se PD, do të vijojë politikën uljes së taksave “
 
Partia Demokratike do të vazhdojë të punojë për taksa të ulëta “të cilat na mbajnë konkurrent në tregjet rajonale duke ndihmuar rritjen e investimeve te huaja dhe vendit dhe në hapjen e më shumë vendeve të punës”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve