PD: Rama sulm opozitës, s’dënon
kërcënimin e Bashës nga Shullazi

PD: Rama sulm opozitës, s’dënon<br />kërcënimin e Bashës nga Shullazi
Partia Demokratike përmes një deklarate për media ka dënuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj kërcënimit që i është bërë Kryetarit të Partisë Demokratike nga Emiliano Shullazi.
 
“Si kryeministër i vendit, Edi Rama do të duhej ta dënonte këtë ngjarje, më e pakta, e të distancohej nga ajo. Por ashtu si edhe me sulmin ndaj opozitës në parlament, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon opozitën. Mosdistancimi është po aq i rëndë sa edhe kërcënimi. Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit.”- thuhet në deklaratë.
 
Më tej në deklaratë vijon akuza se Emiliano Shullazi në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte njeriu kryesor i shtabit elektoral të Saimir Tahirit, dhe sipas tyre janë qindra e mijëra qytetarë të Tiranës dëshmitarë okularë për afërsinë dhe shoqërimin e tij me Ministrin e sotëm të Rendit.
Deklarata e plotë e PD
Partia Demokratike dënon me forcë qëndrimet e Edi Ramës i cili prej një jave sulmon opozitën, por nuk gjen asnjë moment për të dënuar kërcënimin që i është bërë Kryetarit të Partisë Demokratike nga banditi Emiliano Shullazi.
 
Si kryeministër i vendit, Edi Rama do të duhej ta dënonte këtë ngjarje, më e pakta, e të distancohej nga ajo. Por ashtu si edhe me sulmin ndaj opozitës në parlament, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon opozitën. Mosdistancimi është po aq i rëndë sa edhe kërcënimi. Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit.
 
Opinioni publik është fare i qartë për ngjarjet mbi të cilët Edi Rama tenton të hedhë mjegull, si dikush që e ka humbur davanë.
 
Emiliano Shullazi është arrestuar disa herë në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, dhe ka vuajtur dënime. Sic provohet edhe nga arkivat e medias dhe të drejtësisë, ai u arrestua edhe në zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe u dënua me burgim.
 
Fakt është se Emiliano Shullazi në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte njeriu kryesor i shtabit elektoral të Saimir Tahirit, dhe janë qindra e mijëra qytetarë të Tiranës dëshmitarë okularë për afërsinë dhe shoqërimin e tij me Ministrin e sotëm të Rendit.
 
Sic është fakt, se Emiliano Shullazi u lirua menjëherë pas përplasjes së përgjakshme në zemër të Tiranës, 5 ditë më parë, me të vdekur e të plagosur. Sic është fakt se oficerë të forcave speciale ishin në radhët e bandës së tij. Sic është fakt lehtësia që gëzon ai për të kërcënuar fjalën e lirë, opozitën dhe kreun e saj.
 
Këto pra janë faktet që tregojnë për mbështetjen dhe lidhjen që ka kjo bandë me Edi Ramën, Saimir Tahirin e kompani.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!