PD: Rama të bëjë transparencë
për pallatin e Linda Ramës

PD: Rama të bëjë transparencë<br />për pallatin e Linda Ramës
TIRANE- Partia Demokratike kërkoi sot transparencë nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbi origjinën e 100 milionë lekëve të të shoqes Linda Basha, të marra apo të dhëna kredi pa interes nga zonja Basha, por edhe për pallatin 5 katësh dhe një kat nën tokë me rreth 900 m katrorë sipërfaqe ndërtimi në rrugën “Qemal Guranjaku”, ndërtim i përfunduar në vitin 2010, pronë e familjes së bashkëshortes së z. Rama, Linda Basha.

"Prej mëse dy javë kryetari i Partisë Socialiste nuk përgjigjet për origjinën e 100 milionë lekëve të të shoqes, Linda Basha, të marra apo të dhëna kredi pa interes nga zonja Basha, por, sipas deklaratës së saj në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive pa lëvizje në llogaritë bankare, jetime për sa i përket partnerit tjetër pa interes”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.

Por, vijoi ajo, "le t’i lëmë kohë z. Rama për të gatuar marrësin apo dhënësin e kredisë pa interes të bashkëshortes së tij. Ndërkohë ne po i japim mundësi z.Rama të sqarojë publikun për pallatin 5 katësh dhe një kat nën tokë me rreth 900 m katrorë sipërfaqe ndërtimi në rrugën “Qemal Guranjaku”, ndërtim i përfunduar në vitin 2010 pronë e familjes së bashkëshortes së z. Rama, Linda Basha".

pallati i Linda Rames sipas PD
(Foto: Pallati për të cilën PD kërkon sqarime nga Edi Rama)
 
Partia Demokratike kërkon nga Rama që të sqarojë shqiptarët çështjet që vijojnë: "1- Cili është historiku i vërtetë i këtij pallati? 2- A keni qenë në konflikt interesi kur ju keni firmosur si kryetar bashkie lejen e ndërtimit të këtij pallati? 3- Sa leje ndërtimi keni lëshuar për ndërtimin e këtij pallati? 4- A janë respektuar kushtet ligjore urbanistike në sheshin e lejes së ndërtimit dhe ndërtimin e këtij pallati? 5- Cilët janë investitorët dhe pronarët e këtij pallati? 6- A ka histori paje në këtë pallat dhe në rast se po, sa është pjesa që ju dhe bashkëshortja juaj keni marrë si pajë?”, thuhet në deklaratën për shtyp të PD.

“Urojmë z. Rama që të përgjigjesh më shpejt për këto pyetje, sesa për anonimin marrës apo dhënës të kredisë pa interes të gruas suaj Lindita Basha”, përfundoi zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.


(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë