PD: Rama të kërkojë falje në
Kosovë, për nderimin e Bregoviç
Partia Demokrati me anë të deputetit, Gerti Bogani ka reaguar me një deklaratë për vizitën në Kosovë, të kryeministrit, Edi Rama.
TIRANË - Partia Demokratike, me anë të deputetit të saj, Gerti Bogdani ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Gjatë deklaratës, Bogdani tha se, Rama duhet të kërkojë falje pasi gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i i Tiranës, nderoi Goran Bregoviçin.
“Partia Demokratike i kujton kryeministrit të dekretuar Edi Rama, se sot është në vendin e duhur, pavarësisht se shumë vonë, për të kërkuar ndjesë për aktin e tij publik dhe politik, kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Përpara se të flasë për projektet me Kosovën dhe traktatin e miqësisë me të, një shpikje e çuditshme e z. Rama kjo, ai duhet të kërkojë falje për nderimin, që i ka bërë Goran Bregoviçit, një muzikant i njohur për vokacionin e tij antishqiptar”, deklaroi Bogdani.
Sipas deputetit të PD-së, “nga mosnjohja, nga padija, apo nga bindjet e tij të mëparshme, Rama ka ngritur në piedestalin e kryeqytetit, kur ishte kryetar bashkie, muzikantin e preferuar të çetnikëve, që u këndonte spastrimeve etnike dhe genocidit në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë”.
“Ai thotë se vizioni i tij ka ndryshuar, por e kaluara jo e largët është aty dhe dëshmon të kundërtën, deri në momentin që vetë Rama të distancohet”, përfundoi deklaratën e tij, deputeti i PD-së, Gerti Bogdani.
POSTIMI I Sekretarit te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Gent Strazimiri ne facebook"Sot ne Kosove na ka perfaqesuar "Sudja"... Ka zgjedhur ta filloje pikerisht ne Kosove, i pavotebesuar nga parlamenti, e kur se bashku me "ekipin" I ngjajne nje kioske pa leje, ne pritje te letrave te legalizimit!!!
Ndoshta prandaj per here te pare Kosova pret "Kryeministrin e Shqiperise" me nje salle parlamenti te boshatisur... Nje gje eshte e qarte qe sot: kete "rekord popullariteti" do e mbaje ne jete te jeteve, se s' ka burre t'ia thyej...?
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
36.1%
-
Jo
60.1%
-
Deri diku
3.8%
Vota total: 263
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë
28 Nëntor, 11:35
-
I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan
28 Nëntor, 11:33
-
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së
28 Nëntor, 11:28
-
Dosja e Suel Çelës/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Marjus Lulajt 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt
28 Nëntor, 11:26
-
Shëndetlie tradicionale me arra, shije speciale nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:23
-
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti
28 Nëntor, 11:23
-
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
28 Nëntor, 11:17
-
Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
28 Nëntor, 11:02
-
Pavarësia/ Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë
28 Nëntor, 11:01
-
112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar
28 Nëntor, 10:49
-
Ushtria valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës
28 Nëntor, 10:45
-
Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator
28 Nëntor, 10:43