PD: Rama të lërë sulmet ndaj
opozitës, te dorëzojë kriminelët 

PD: Rama të lërë sulmet ndaj<br />opozitës, te dorëzojë kriminelët 
Dorëheqja e Kreut të Bashkisë Kavaj ka përplasur sërisht Partinë Socialste dhe atë Demokratike.

Pas deklaratës së deputetit socialist Alfred Peza i cili kërkoi largimin e deputetve Noka, Ristani dhe Zenelit vjen deklarata e Partisë Demokratike e cila i kërkon të mos barazohet me precedentet e deputetëvë të opozitës me ato të përfaqësuesve të maxhorancës.
 
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike: 

Ashtu siç mbronte dje Arben Ndokën e Mark Frrokun që detyronin femrat te prostituonin ashtu dhe sot Edi Rama ka dalë në mbrojtje të një përdhunuesi si Elvis Roshi. Kjo është e turpshme.
Edi Rama duke t’u kërkoje ndjesë shqiptarëve që i poshtroi me këtë qeverisje kriminelesh. Duhet t’i kërkojë ndjesë qytetarevë të Kavajës që i poshteroi duke kandiduar një person të denuar për përdhunim, t;u kërkoj ndjesë që u kandidoi një person të dënuar në Zvicër për trafik droge e të ndaluar në Gjermani siç e pranon dhe vetë Elvis Roshi.

Nese nuk do te ishte ligji për dekriminalizimin që Edi Rama e kundërshtoi deri në frymën e fundit, Elvis Roshi do të ishte ende duke drejtuar Bashkinë e Kavajës.

Edi Rama të lërë sulmet absurde ndaj opozitës se nuk i ikën dot përgjegjesisë e të dorëzojë trafikantët dhe kriminelët që drejtojne bashkitë, policinë dhe poste kyçe të administratës.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi