PD:Rama terror ndaj protestuesve
që kërkojnë largimin e kriminelëve

PD:Rama terror ndaj protestuesve<br />që kërkojnë largimin e kriminelëve
Sekretari i Përgjithshëm i partisë demokratike, Arben Ristani në një deklaratë për mediat, ka thënë sot se kryeministri i vendit Edi Rama po ushtron terror policor ndaj qytetarëve që protestojnë për largimin e kriminelëve nga pushteti.

Sipas Ristanit kjo ka ndodhur në Kurbin ku një efektiv i policisë ka ndjekur dje qytetarët që protestuan para bashkisë për largimin e kryetarit të saj Bardhi.

Ai ka cituar edhe shefin e komisariatit të policisë, Ermal lila, që sipas Ristanit, ka zbatuar urdhrat politik dhe ka marrë me forcë nga shkolla mësuesin Vladimir Korriku vetëm pse ai kishte marrë pjesë dje në protestë.

Ai ka paralajmëruar kryeministrin, por edhe çdo zyrtar tjetër të përfshirë në të tilla ngjarje që të zbatojnë ligjin, pasi në të kundërtën do të përballen me të.

Ja deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani
Edi Rama jo vetëm po i mban banditët e trafikantët që ka katapultuar në zyrat e shtetit, por ka urdhëruar dhe terror ndaj qytetarëve që protestojnë dhe kërkojnë pastrimin e zyrave nga krimi, çlirimin e pushtetit nga kriminelët.
Një farë Ermal Lila, cub me uniformë në Policinë e Kurbinit është vënë në ndjekje të qytetarëve dhe demokratëve që protestuan dje para zyrave të bashkisë, duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, ligj që nxjerr prej Bashkisë Bardhin e Ramës, jo vetëm sepse ka precedentë, por edhe e con për ndjekje penale se përveç 5 emrave që ka deklaruar, ka fshehur dy të tjerë, identitete me të cilat ka probleme me drejtësinë.
Shefi i komisariatit të Kurbinit, Ermal Lila, duke zbatuar urdhërat politikë, ka dërguar policë sot në shkollë, gjatë mësimit, për të marrë me forcë mësuesin Vladimir Korriku, që ishte dje në protestë.
Kjo dhunë, ky presion i Edi Ramës është drejtpërdrejt në mbrojtje të krimit, është një përpjekje e turpshme për të mbyllur gojën e qytetarëve, e demokratëve.
Jam sot këtu për ti bërë të ditur këtij shefi komisariati dhe çdo kujt tjetër që shërben urdhërat politikë të Edi Ramës, të mos guxojnë të prekin një qytetar, një demokrat sepse do të përgjigjen deri më një para ligjit.
Artur Bardhi i Ramës, Bushi e Roshi, banditët e trafikantët që ka futur nëpër zyra e deri në parlament, do të marrin përgjigjen e duhur, dhe nuk i mbron dot as Edi Rama, as policia e urdhëruar politikisht.
Shqiptarët të jenë të bindur se dekriminalizimi do të bëhet, politika dhe zyrat e administratës shteterore, do të pastrohen nga krimi. Pushteti do tu kthehet qytetarëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi