PD: Rama tradhtoi qytetarët me rihapjen e kazinove, kërkon të përqëndrojë biznesin në pak duar

Për vendimin e rihapjes së lojrave të fatit ka reaguar sërish Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se është një tradhëti e kryeministrit Rama ndaj qytetarëve që vetëm 2 vite më parë u premtoi që nuk do të lejohen më lojrat e fatit.

Ai thotë se kryeministri ka vendosur që t'i përqëndrojë bizneset e lojrave të fatit në pak duar.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj:

Me një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin, që ka miratuar vetë, qeveria ka lejuar hapjen e kazinove në një zonë në qendër të Tiranës ku, së fundi, janë dhënë disa leje ndërtimi për kulla dhe ku ndodhet aktualisht një kazino, të cilës i ka mbaruar liçensa.

Edhe pse ligji e ndalon shprehimisht hapjen e kazinove në zonat që nuk janë shpallur si me rëndësi kombëtare për turizmin, Edi Rama ka vendosur që ta injorojë këtë gjë.

Rikthimi tek projekti kriminal i kazinove dhe bixhozit është një nga tradhëtitë më të mëdha që Edi Rama u ka bërë qytetarëve për llogari të krimit të organizuar.

Pasi flaku në rrugë mbi 10 mijë persona të punësuar në bizneset e lojrave të fatit, Edi Rama ka vendosur t’i përqendrojë ato në pak duar.

Edi Rama ka shkelur premtimin që ju bëri shqiptarëve se nuk do të lejonte që lojërat e fatit të shkatërronin mijëra familje dhe jetë njerëzish.

Sinkron edi rama ku premton mbylljen se po shkatërrohen jetët dhe familjet

Lotët e krokodilit për familjet që mbeteshin pa bukë se kryefamiljari luante bixhoz, janë tharë tani, pak muaj para zgjedhjeve, kur në ortakëri me krimin ka marrë vendim qeverie në cilat kulla dhe në cilat rrugë në Tiranë lejohet hapja e kazinove.

Zonat janë:

•Sheshi Skënderbej, i rrethuar i gjithi me kulla gjigande në ndërtim.

•Sheshi pas pallatit të Kulturës, edhe aty është bërë pazari për një kullë.

•Parku Rinia, me kazinonë e Tajvanit

•Zona pranë Sahatit, ku po ndërtohet një kullë

•Zona pas ish Teatrit Kombëtar, që provon edhe një herë se Edi Rama e shembi dhunshëm Teatrin për të ndërtuar edhe aty kulla për pastrimin e parave të pista jo vetëm në ndërtim, por tani edhe me kazino.

•Zona prapa Presidencës. Aty po ndërton ish pronari i kompanisë më të madhe të bixhozit dhe që media e ka lidhur biznesin e tij me familjen e Edi Ramës.

Raportet dhe të dhënat në Shqipëri tregojnë se biznesin e kazinove dhe të bixhozit e ka drejtuar krimi i organizuar. Pas kësaj shkelje të premtimit të Edi Ramës dhe vendimit për të hapur kazino në Tiranë, janë ortakëria me krimin e organizuar, me të cilin Edi Rama bashkëqeveris prej gati 20 vjetësh, në Bashkinë e Tiranës dhe në zyrën e kryeministrit të vendit.

Sinkron Edi Rama per kercenimet nga burgu

 Takimet e javëve të fundit me eksponentë të krimit të organizuar janë një indicie e mjaftueshme që SPAK të zbulojë dhe hetojë një nga skemat më të zeza të Edi Ramës me botën e krimit.

Vetë Edi Rama, i cili deklaroi dy vjet më parë se deputetët e tij ishin kërcënuar nga burgu 313 për të mos ndaluar lojrat e fatit, duhet t’u përgjigjet pyetjeve pa u fshehur pas heshtjes fajtore.

1.Për llogari të cilëve të burgosur tek 313-ta po mbush qendrën e Tiranës dhe ish bllokun me kazino?

2.A përfitojnë nga ky vendim i marrë në fshehtësi ndonjë nga personat që ka takuar 2 netë më pare apo gjatë javëve të fundit?

3.A është lejimi i kazinove pjesë e pazarit të mbyllur me shokët e përgjimeve të Vangjush Dakos?

Sa më shumë të heshtë Edi Rama për këto pyetje, aq më i kapur është nga krimi.

Në Shqipëri ka ardhur koha të mos ketë vend për një kryeministër ortak dhe peng të krimit. Vendi i vetëm i këtyre politikanëve bashkëpunëtorë të krimit kundër interesave të qytetarëve është para drejtësisë dhe prapa hekurave!

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TURI MIU: 12/09/2020 15:20

    NIPI ISA TOSKËS KRIMINELIT ME DUART ME GJAKUN E SHQIPTARVE KA DAL NË SERIN E LEFJEVE PA FUND UM HUM HUM. KY ALIBAJGA ËSHTË NJËSOI SI DAJA I TIJ QELBËSIRA ISA TOSKA. O PIK E ZEZ ÇI KA GJET SHQIPTARËT.

    Përgjigju
  • Tosi: 12/09/2020 13:28

    Kryetari i bandes se vrimes se celesit Enkeled Alibajga i nipi i kriminelit Isa Toska po ben deklaraten e radhes se mos e fusin ne listen per deputete , se mesa duket dhe ky do jete jashte listave si njeri qe i prish shume imazhin pd leshelis.

    Përgjigju
  • PD=fashizem: 12/09/2020 13:11

    Ali Baba me 40 ”cunat” e tij.

    Përgjigju
  • Fieri: 12/09/2020 13:03

    Kur merret me politik ky budallai mos ngelt me fshatar pa ber ..po ik ore injorant..

    Përgjigju
    • Europ: 12/09/2020 15:19

      Jeni kusuri bukes, dhe i rendoni tokes duke vjedhur dhe duke share per dite. P.S. e vetmia force serioze puntore dhe e dobishme.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë