PD: Rama vetëlavdërohet në “The
Economist” me lekët e shqiptarëve
Sekretarja e Marrëdhënjeve me publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Rama se ka shpenzuar qinda million lekë të shqiptarëve për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë të botës, “The Economist” për të publikuar artikuj lëvdatash.
Sekretarja e Marrëdhënjeve me publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar kryeministrein e vendit, Edi Rama se ka shpenzuar qinda million lekë të shqiptarëve për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë të botës, “The Economist” për të publikuar artikuj lëvdatash.
Duma ka theksuar se, vetë gazeta e ka faktuar një gjë të tillë, që konsiderohet si vetëlavdërimi më i shtrenjtë i këtyre viteve.
Ky vetëlavdërim, sipas Dumës vjen në një kohë kur qindra familje në vend janë në vështirësi si pasojë e përmbytjeve dhe nuk janë ndihmuar.
Kjo, sipas Dumës, është një nga shpërdorimet më të turpshme të Kryeministrit.
Ja deklarata e Partisë Demokratike Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar.
Sipas rregullave britanike të reklamës, në çdo faqe ku lëvdohet Edi Rama, shkruhet Advertisement Feature, çka do të thotë, shkrim i paguar.
Vetëlavdërimi 8 faqësh i Edi Ramës, është padyshim më i shtrenjti në historinë e këtyre viteve, dhe u ka kushtuar shumë taksapaguesve shqiptarë.
Ky shpërdorim parash, bëhet në kohën kur mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet.
E megjithatë, Edi Rama vendos të çojë dëm qindra milionë lekë të shqiptarëve për të blerë lëvdata për vete.
Ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por nuk zbardh asgjë në imazhin e nxirë të një kryeministri që ka 200 milionë euro pasuri me rryshfete pallatesh, që ndau me CEZ 600 milionë euro, që fshihet pas 1 milionë dollarëve në ditë evazion në dogana, që ka detyruar 100 mijë bashkqytetarë të ikin në eksod, që mbushi zyrat e Parlamentin me kriminelë e trafikantë, që nuk deklaron pikturat e tij në doganë, që jep pasuritë e vendit me bisedime të fshehta, që shet asetet për një biletë në radhën e parë të NBA, që braktis vendin ditën kur mijëra familje janë nën ujë.
Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve.
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.8%
-
Të gabuar
85.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Spahiu: PD e sotme disa herë më e dobët sesa në vitin 2013 kur humbi me 1 milion vota
23 Dhjetor, 22:17
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Humbi ndjenjat gjatë protestës, nga Trauma Gjekmarkaj transferohet te QSUNT (VIDEO)
23 Dhjetor, 21:41
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?
23 Dhjetor, 21:27